Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia në pikën kufitare të ‘Tre Urave’ në Kakavijë, pasi janë kapur me lëndë narkotike.
Gazetarja Brikena Metaj raporton se në pranga kanë rënë shoferi i mjetit ‘Benz’ me targa AA864TV, Raul Bodlli 20 vjeç nga Shijaku si dhe pasagjeri Klajdi Reka nga Durrësi.
Ata u paraqiten në pikën kufitare të ‘Tre Urave’ sot në orën 14:30. Pas një intervistimi dhe verifikimi të rendesishem u dyshua se në thellësi të mjetit kishte lende narkotike.
Më pas ata janë shoqëruar për kontroll në skaner në Kakavijë, ku rezultoi se tek tranversat e shasise së mjetit kishte lëndë narkotike. Në njërin krahë u gjeten 9 pako me forme katrore kanabis me peshë totale rreth 20 kilogram.