Loading...

Irani kërcënon: SHBA do të pendohet si kurrë më parë në histori

Presidenti i Iranit tha sot se Uashingtoni do të pendohet nëse merr vendimin për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore.

Ndërkohë, Presidenti francez paralajmëroi se tërheqja do të hapte kutinë e Pandorës dhe se mund të shkaktohet luftë.

Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se do të vendosë deri më 12 maj nëse Uashingtoni do të vazhdojë t’i përmbahet marrëveshjes bërthamore.

Presidenti iranian Hassan Rouhani kërcënoi gjatë një fjalimi të transmetuar në televizion: “Nëse Shtetet e Bashkuara largohen nga marrëveshja, do të pendohen si kurrë më parë në histori”.

Të enjten, Ministri i Jashtëm i Iranit tha se Teherani nuk do të rinegociojë marrëveshjen e vitit 2015, të nënshkruar me fuqitë perëndimore.

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ai do të vendosë deri me datën 12 maj nëse Uashingtoni do të vazhdojë t’i përmbahet marrëveshjes bërthamore.

Presidenti Trump ka thënë se do të tërhiqej nga marrëveshja nëse nuk bihet dakord për disa amendime, ndër të cilat edhe një kufizim për programin e raketave balistike që Irani i konsideron si një program mbrojtjeje.

President francez Emmanuel Macron paralajmëroi se mund të ketë luftë në rast se SHBA-ja tërhiqet nga marrëveshja me Iranin.

Në një intervistë me revistën gjermane “Der Spiegel”, zoti Macron shtoi se ai nuk mendon se Donald Trump dëshiron luftë.

Gjatë vizitës së tij në Uashington muajin e kaluar, Presidenti francez i bëri thirrje Presidentit Trump të mos tërhiqet nga marrëveshja.

Britania, Franca dhe Gjermania dëshirojnë që Uashingtoni të vazhdojë të jetë palë e marrëveshjes bërthamore.

Kështu që ndërkohë duhet të hapen bisedime të reja për programin iranian të raketave balistike, për rolin që Irani luan në krizat e Lindjes së Mesme.

Si në Siri dhe Jemen, ku dhe për aktivitetin e tij bërthamor për periudhën pas vitit 2025, kur do të skadojnë parashikimet më të rëndësishme të marrëveshjes.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com