Lulzim Basha, kur është i zënë në kurth, kërkon një mënyrë për të dalë nga situata. Duke parë se partia po i del nga duart dhe se koalicioni me LSI-në, po e dëmton dhe nuk po e ndihmon aspak në arenën politike, Basha ka vendosur që të luajnë ndryshe gurët e shahut.
Një ditë më parë, u publikua një sondazh nga ISP-ja. Këtë sondazh, Basha po mundohet ta përdorë për lojën e tij politike. Aty thuhet se demokratët nuk e duan Monika Kryemadhin, por preferojnë më shumë Ramën.
Kjo është një taktikë që po përdor Basha, për të bërë Kryemadhin kurban dhe të shpëtojë nga furia e madhe e demokratëve që nuk e duan. Me një gurë, Basha po vret dy zogj. Ai po mundohet të hedhë në humnerë Monikën dhe të ikë sërish në krahët e Ramës dhe të puthët me pushtetin.
A e do tepsinë Basha?
Absolutish që po! Basha po kërkon të ringjallë edhe njëherë zërat para zgjedhjeve të 25 qershorit, ku thonin për një koalicion të mundshëm mes PD-së dhe PS-së.
Duke e parë që LSI-ja, është një letër e djegur që po mundohet të shpëtohet nga Berisha, kryedemokrati Basha ka vendosur që të ndryshojë krah.
Më mirë me Ramën sesa të rrokulliset poshtë me Monikën dhe Ilirin në humrenë. Sondazhi i djeshëm, kishte dy mesazhe. Një për Monika Kryemadhin që ti tregojë se PD-ja nuk ia ka nevojën dhe në rast se duhet Basha do e flakë tutje LSI-në bashkë me Berishën. Mesazhi tjetër është për Ramën, për ti treguar se ka hapur një dritare bashkëpunimi me demokratët.
Kjo tregon se bashkëpunimi opozitar është një farsë e madhe, e ideuar nga Meta, e realizuar nga Berisha, e mirëpritur nga Kryemadhi dhe e pranuar me dhunë nga Basha.
Gjatë Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokartike, Instituti i Studimeve Politike ka zhvilluar një anketim duke pyetur 180 delegatë.
Ndërkohë, për marrëveshjen për refomat me Partinë Socialiste numri i atyre që janë kundër është rreth 51 për qind, 2 për qind më pak se ata që kundërshtojnë një aleancë me LSI-në.
“Në kulmin e partneritetit aktiv midis PD e LSI, më shumë se gjysma e delegatëve të PD (54%) janë kundër një koalicioni zgjedhor 2019 dhe 2021 me LSI. Përqindja e atyre që janë pro këtij koalicioni është 37%, pra 2% më pak sesa ata që mbështetin një marrëveshje politike me PS. Preferenca një pakti të ri politik me PS ose vijim të marrëveshjes aktuale me të, në dy rastet është më e lartë sesa koalicioni elektoral me LSI”, thuhet në gjetjen e sondazhit të ISP.