I riu 25-vjeçar i cili u vetëhodh nga kati i 3 i pallatit mbrëmjen e djeshme në Tiranë, shtetasi me inicialet B. S., ka ndërruar jetë në spital, konfirmojnë burimet e Policisë.
Nga hetimet e para, policia tha se 25 vjeçari pas një grindje ka goditur babain dhe më pas nënën me thikë. Pas ngjarjes ai u hodh nga pallati dhe u dergua ne gjendje kritike ne spital. Viktima quhet Brion Skrapari, i cili kishte pasur konflikte të shpesha me prindërit, pasi këta të fundit kishin frikë se mos djali i tyre përfshihej në rryma ekstremiste.
Mësohet se babai i të riut ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës, pasi thuhet se ka marrë rreth 10 goditje me thikë nga i biri.
Report Tv mëson se ka dyshime që 25-vjeçari të ishte pjesë e rrymave ekstremiste, dhe pikërisht kjo ka qenë arsyeja e sherrit me prindërit, që ka përfunduar me vdekjen e të riut dhe plagosjen e prindërve të tij.
Nga kontrolli në kompjuterin e 25-vjeçarit Brion Skrapari janë gjetur materiale me propagandë islamike, por përfshirja e tij në këto rryma ekstremiste nuk pranohej nga prindërit, të cilët janë konfliktuar shpesh me të birin.
Pas sherrit të mbrëmjes së kaluar, djali ka qëlluar disa herë me thikë prindërit dhe është hedhur me kokë nga ballkoni, ku siç shihet dhe nga fotoja vendi është mbuluar me gjak.
Familja kishte vetëm 10 ditë që jetonte me qera në pallatin te rruga “Nasi Pablo’, ku ndodhi dhe krimi i rëndë.