Loading...

Laprakë/ ”BMW” humb kontrollin dhe përplaset me Benz-in. 4 të plagosur

Një aksidnet me pasoja të rënda ka ndodhur mëngjesin  sotëm në Laprakë ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona. Tre prej të plagosurve janë dërguar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë.

Shoferi i një mjeti “BMW X5” mësohet se ka humbur kontrollin pasi ka qenë me shpejtesi dhe ka përplasur një tjetër mjet e më pas kalimtarët.

Mësohet se ‘BMW-ja’ ka shmangur një fëmijë, i cili i kishte dalë para në rrugë, duke shkaktuar më pas aksidentin.

Për pasojë, janë plagosur katër kalimtarë, dy prej të cilëve janë dërguar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë. Nga aksidenti gjithashtu është plagosur në këmbë një i moshuar, ndërsa një i ri ka marrë plagë në kokë. Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com