Militantët e PD të kryesuar nga ish deputeti Ndriçim Babasi, bashkë dhe me të rinjtë e FRPD kanë rrahur paq disa pleq 80-90 vjeçarë që kishin shkuar tek Varrezat e Dëshmorëve për të nderuar të rënët e luftës.
Gabimi i vetëm i këtyre njerëzve të lodhur nga vitet dhe jeta ishte se kishin dërguar nga një tufë lule për bashkëluftëtarët e tyre të rënë për çlirimin nga nazifashizmi, por dhe për komandantin që ata kanë njohur gjatë luftës dhe që e njohin dhe tani Enver Hoxha.
Nuk kanë shqetësuar askënd veteranët antifashistë, komunistët e nostalgjikët e diktatorit që ishin sot që në orën 9 të mëngjesit në hyrjen e Varrezave të Dëshmorëve. Ata pritën me durim deri në 10:30 derisa u kryen homazhet shtetërore, madje pritën edhe largimin e ambasadorëve, ndonëse nuk e kishin detyrim këtë gjë, pasi janë qytetarë të lirë të Republikës së Shqipërisë.
Kryetari i PD Lulzim Basha dhe shpura e tij do të vinte në orën 11.00 për të bërë homazhe dhe ai në varrezat e dëshmorëve, si gjithnjë i ndarë nga festimet shtetërore dhe alergjik ndaj gjithçkaje që nuk është holandeze.
Veteranët, komunistët dhe nostalgjikët shfrytëzuan 30 minuta kohë të lirë për të bërë nderimet e tyre, pa ngacmuar askënd, e pa i prishur punë asnjërit. Thjeshtë dhe vetëm duke nderuar luftën, komandatin e kësaj lufte liderin komunist Enver Hoxha, dhe ashtu në pleqërinë e tyre të thellë meditonin vitet e luftës, të vetes, të baballarëve të tyre dhe ndoshta dhe diktatorin Enver Hoxha që për ta është idhull dhe nuk e heqin nga mendja dhe zemra.
Ishin demokratët ata që filluan t’i shanin, atë grup të moshuarish të gjithë mbi 80 vjeç. Militantë të PD, anëtarë të FRPD të udhëhequr nga ish deputeti dhe kreu i PD për një nga njësitë administrative të Tiranës, Ndriçim Babasi ju morën parullat e pankartat, fotografitë e Enver Hoxhës dhe filluan ti dhunonin fizikisht.
I rrahën paq pleqtë që dikur kanë luftuar, kanë qënë në veprat më të mëdha të ndërtuara në kohën e komunizmit, asnjë prej tyre nuk ka qënë as sekretar partie madje as si Sali Berisha. Thjeshtë dhe vetëm se adhurojnë Enver Hoxhën, të cilin e ka adhuruar dhe Sali Berisha dhe shumica e kupolës së PD.
Kështu Lulzim Basha ka shënuar dhe “fitoren” e parë kundër komunistëve, ka dërguar njerëzit e tij dhe i kanë rrahur këta pleq të rënduar nga mosha, nga sëmundjet dhe hallet pikërisht tek varrezat e dëshmorëve dhe bashkëluftëtarëve të tyre apo baballarëve të tyre.
Dhe Basha e quan një fitore këtë akt të pashembullt, ndërkohë që nuk ia mban as të shohë drejt në sy Edi Ramën, me të cilin është në marrëveshje me bazë paranë.
Madje i pyetur nga gazetarët pasi bëri nderimet përkatëse, kreu i PD-së Lulzim Basha u tregua i prerë, duke thënë se Partia Demokratike ishte e angazhuar për të çuar në Kuvend një pr/ligj për ndalimin dhe dënimin e ekspozimit në çdo formë të simboleve të regjimit komunist.
“PD është e angazhuar të çojë në parlament ligjin për heqjen e simboleve të komunizmit. Kurrë më nuk do pranojmë kthimin e së shkuarës, kjo do nisë me portretin e gjakatarit Enver Hoxha”,- tha ai.
Duke mos shfaqur asnjë shenjë pendese për rrahjen që njerëzit e tij u bënë veteranëve komunistë, gjë që nuk kishte ndodhur në 27 vite postkomunizëm. Pavarësisht se simbolet komuniste nuk janë të ndaluar me ligj dhe komunistët janë në të drejtën e tyre si njerëz të lirë të marshojnë e të nderojnë kë të duan.
Dhe kush e bën këtë, pikërisht Lulzim Basha që konsiderohet si nipi biologjik i Enver Hoxhës, me një ngjashmëri të jashtëzakonshme aq sa mund të quhet dhe sozia e tij pas vdekjes.
Dhe komunistët vetëm nga Luli, nipi i Enverit nuk e prisnin të rriheshin paq në këtë moshë tepër të thyer. Duke kujtuar se të ishte koha e tyre, kërciste dyfeku për këtë.
Pse i ngjason Lulzim Basha diktatorit Hoxha? Ja e vërteta!
A ngjajnë Ermal Hoxha dhe Lulzim Basha?
Kjo është pyetja që shtron gazeta “Dita” në një shkrim të saj, publikuar ditën e dielë nën titullin ‘Fotoja e ngjashmërisë mes nipit të Enverit dhe Lulzim Bashës provokon debat’.
Duke marrë shkas nga komentet e bëra në rrjetin social Facebook në një foto, ku Ermali, djali i Ilir Hoxhës ka dalë bashkë me bashkëshorten e tij, Rezarta Shkurta, gazeta shkruan se pjesa më e madhe e komentuesve kanë vënë theksin në ngjashmërinë fizike që kanë nipi i ish diktatorit Hoxha me kreun e opozitës Lulzim Basha.
“Uauu, sa ngjaka ky me Bashën” – shkruajnë shumica e komentuesve dhe kaq duhet që të shpërthejnë polemikat. Shumë janë kundër, të tjerët janë pro dhe lëshohen në teori nga më të ndryshmet. Shumë bëjnë aludime për vendin e punës “pranë udhëheqjes” ku ka punuar e ëma e Bashës, të tjerët i hedhin poshtë me përbuzje këto aludime.
Duke mos mbetur vetëm tek komentet e bëra në rrjetin social, në shkrimin e saj “Dita” përmend edhe Kastriot Myftarajn, i cili pak kohë më parë ka botuar një shkrim të gjatë me titull: “Pse Lulzim Basha i ngjan aq shumë Enver Hoxhës, apo pse Enver Hoxha i ngjan aq shumë… Lulzim Bashës”.
Ja si e argumenton Kastriot Myftaraj ngjashmërinë e Lulit me Enverin:
“Që Lulzim Basha i ngjan nga pamja tmerrësisht shumë Enver Hoxhës të ri, ky është një fakt. Madje mund të thuhet se Lulzim Basha i ngjan Enver Hoxhës edhe më tepër nga sa i ngjajnë këtij dy djemtë e tij.
Këtë ngjashmëri janë përpjekur ta keqpërdorin edhe kundërshtarët politikë të Bashës, duke bërë aluzione për atësinë e tij. Por meqenëse nuk implikojnë dot drejtpërdrejt Enver Hoxhën, se Lulzim Basha ka lindur në vitin 1974, dhe në atë kohë Enver Hoxha ishte i shkatërruar fizikisht nga sëmundjet e shumta dhe nuk i shkonte ndërmend për aventura erotike, kanë dashur që ta shpjegojnë ngjashmërinë mes Bashës dhe Enver Hoxhës, duke implikuar njërin prej djemve të Enver Hoxhës”
Por kanë lidhje të vjetër gjenetike me bimbashin e Gjirokastrës Halil Musa Beu boshjaku i rritur i vogël në Shqipëri dhe me orgjinë të hershme nga Drenica andej nga është dhe familja Basha.
Takova disa persona nostalgjikë të Enverit, personat, në kohën që Lulzim Basha ishte duke ecur në këmbë në atë rrugë pranë selisë së bashkisë të Tiranës. Nuk është gjë kjo që bëni me portretin e Enver Hoxhës iu thashë nostalgjikëve, tjetër gjë duhet të bëni.
Ja ku e keni “Komandantin” të gjallë, dhe më ka moshën që kishte ai tjetri në Kongresin I të Partisë. Do t’ i shtyni tetë kongrese me të, sa me atë tjetrin, e ndoshta më shumë, se ky është mirë me shëndet. Prandaj nuk u mbetet vetëm që të merreni vesh në parti, ashtu sic e dini ju, bisedojeni me shokun Gramoz, dhe rrëzojeni atë që keni kryetar sot se iu është bërë si Koci Xoxe i gjatë, e vini Lulin kryetar.
Unë jam i sigurt se ai pranon se të ardhmen politike e ka të errët. Vitin tjetër nuk ka për të kandiduar në zgjedhjet vendore, se nuk do të humbë drejtpërdrejt bashkinë e Tiranës. Por kur të humbë zgjedhjet vendore në 2015 dhe ato parlamentare në 2017 nuk i mbetet vec të ikë në Hollandë dhe t’ ia lerë partinë përsëri Berishës.
A nuk është për të ardhur keq që ta lini t’ u ikë “Komandantin” që ua solli fati?
Ja shikojeni, a nuk duket bukur po të vishet me rrobe partizane e të lidhë shaminë e kuqe në qafë?
Imagjinoni si do të duket në festën e Pezës, pa kur t’ i zerë festat e brigadave partizane me radhë, ditët e clirimit të qyteteve.
Apo nuk jemi në 70-vjetorin e clirimit këtë vit. Nuk keni nevojë pastaj të nxirrni portrete se e keni Enverin të gjallë.
Më dëgjonin me dyshim pleqtë, por duke parë Lulin sytë iu njomeshin me lot dhe dukeshin të menduar./Pamfleti.com