Loading...

Përfundon në barazim 1-1 takimi i luajtur në Vlorë mes Flamurtarit dhe Vllaznisë

Përfundon në barazim 1-1 takimi i luajtur në Vlorë mes Flamurtarit dhe Vllaznisë. Ribaj i jep avantazhin shkodranëve,ndërsa Camara barazon në frymën e fundit. Një ndeshje që ka patur shumë tension brenda saj, por edhe pas përfundimit të takimit.

Gjyqtarët e ndeshjes, madje janë larguar me furgon policie, ndërsa tensioni ka qënë pas përfundimit të ndeshjes, ku është dashur ndërhyrja e policisë për të shmangur përleshjen. Shkak ka qënë një moment, kur gjyqtarët kanë lëshuar sharje drejt tifozerisë vlonjate, por edhe futbollistëve të Flamurtarit, cka ka sjellë edhe degjenerim të situatës.

Policia ka qëndruar në gadishmëri, ndërsa gjyqtarët janë larguar nga stadiumi, vetëm 1 orë e 30 minuta pas përfundimit të takimit. Tensioni është shoqëruar dhe jashtë ambienteve të stadiumit të Flamurtarit, ndërsa policia i ka larguar me mjetet e veta gjyqtarët nga stadiumi.

Administratori i Flamurtarit Sinan Idrizi mjaft i irrituar ka deklaruar denoncimin në polici për gjyqtarët, ndërsa i ka quajtur persona që luajnë me ndjenjat e një qyteti , me sjelljen, por edhe sharrjet që dhanë ndaj lojtarëve dhe tifozëve të Flamurtarit. Më i qetë trajneri Ernest Gjoka i Vllaznisë, që sipas tij rezultati mund të ishte ndryshe, por Vllaznia duhej të vijoj të luftoj për mbijetesë. Ndeshjen e radhës, Flamurtari e luan në fushën e vet me Lacin, ndërsa Vllaznia pret Kamzën.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com