Loading...

Idrizi: Situata ka dalë jashtë kontrollit, nuk na ngelet gjë tjetër veç se të marrim armët

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, doli i irrituar pas ndeshjes dhe tregoi për incidentin e ndodhur në tunelin e stadiumit. Sipas Idrizit, gjyqtari anësor, shau me libër shtëpie lojtarët e Flamurtarit dhe tifozët. Ai tregon se tuneli i stadiumit Flamurtari i kthye në arenë boksi.

“Nuk bëhet fjalë për tension këtu bëhet fjalë për bijë kur*ve. Nuk kam më koment. Kam zbritur në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes.

Gjyqtari ka sharrë me libër shtëpie tifozerinë dhe lojtarët. Sot do shkoj në polici të bëj një denoncim. Këta lloje bastardësh mos kuptojnë se ne jemi tokë e butë këtu dhe mund të bëjnë ç’të duan. Krahas shtetit ne jemi të Zotë ti dalim Zot vetes tonë. Në Vlorë nuk ka bir nëne të shajë vlonjatët me libër shtëpie.

Arbitri do të vijë me ne në polici tani. Një arbitër bastard që bën këtë që bëri. Janë pjesëtarët bastard të FSHF-së që shajnë me libër shtëpi futbollistët e Flamurtarit, është çudi e madhe. Vetëm në këtë vend bëhen këto gjëra. Zbres poshtë për tu takuar, kur shiko, anësori, shahej me libër shtëpi, dhe bënte grusht me lojtarët e Flamurtarit.

Vëzhguesi bastard i FSHF-së, Bujar Pregja nuk reagon, por nuk kam çfarë të bëj thotë. Tuneli i Flamurtarit u kthye në arenë boksi sot. Këta janë bastardët që komandojnë futbollin shqiptar sot”, deklaroi Sinan Idrizi për mikrofonin e RTSH pas ndeshjes.

DEKLARATA E IDRIZIT PËR MIKROFONIN E SUPERSPORT:

Ka pasur shumë tension edhe gjatë lojës, edhe në fund. Çfarë ndodhi?

Jashtë problemeve të lojës që janë klasike. Kam zbritur poshtë në momentin që Behari ka dal me të kuq për  të qetësuar situatën. Kam zbritur menjëherë edhe pas ndeshjes  Shikoj anësor, që shante lojtarët më shau edhe mua, si një rrugaç, bastard. Një grup komanduesi të futbollit shqiptar kanë arritur jashtë çdo lloj llogjike. Te Flamurtari ka pasur gjithmonë probleme me arbitrimin, asnjëherë nuk kemi lejuar të preket arbitri. Kur një arbitrin merr përsipër të bëj cubin, situata ka dalë jashtë kontrollit. Do të bëj denoncim në polici.

Është një situatë që kamerat e sigurisë e kanë. Dy vëzhguesit e FSHF-së rinë dhe bëjnë llogje. Lojtarët e Flamurtarit, të acaruar me arbitrin po shkëmbenin fjalë njëri me tjetrin. Arbitri i dytë shan me një fjalor që nuk është i denjë për tu thënë.  Një acarim që nuk kishte pse të ndodhte. Përgëzova Shkodrën dhe ekipin tonë për lojën e bukur. Nuk e di çfarë dua të testojnë, nervat e kujt testojnë. Nuk komentoj janë apo s’janë penallti, nuk më intereson. Të shaj me rop shtëpi çdo lloj njeriu që i del këtu, unë nuk e kuptoj.

Konstatim nga kryeredaktori i “Panorama Sport”, Jetmir Halilaj:Nuk jeni as i pari as i fundit drejtues i një klubi që merreni me gjyqtarin. E keni thënë disa herë që janë hallka më e dobët. Nuk ma merrte mendja që do mbërrinit deri në këtë pikë, kjo është jashtë normales. Ajo që më bën përshtypje është që të gjithë ankohen kur iu vjen problemi në shtëpinë tuaj. Duhet të kërkoni më shumë llogari kur hartohen listat për të pyetur se kush do të na arbitrojë gjatë të gjithë vitit dhe kush do të mbaj drejtësi për investimet tona. Nuk e di që ju apo kolegët tuaj ta keni ngritur si shqetësim këtë.

Je me të drejtën 100%, kjo është e meta jonë më e madhe. Ne jemi përpjekur ta zbusim sa më lehtë. Në kohën e Duros bëheshin dy deklarata të tipit kamikaz dhe u dënua, nuk e di çfarë do të ndodhë në rastin konkret.  Faji është i yni që marrim pjesë në këtë garë. Faji është i yni që luajmë në këto lloj kushte. Nuk na ngelet gjë tjetër veç se të marrim armët. Në Shqipëri ka fusha cubesh që bëjnë çfarë të duan dhe marrin rezultatet që duan. Ne që jemi përpjekur të jemi civil, vijnë na shajnë me libër shtëpie. Vlora është e shquar për sharjet me libër shtëpi, dhe e ka të ndjeshme këtë lloj.  Tani do shkoj në polici për të bërë denoncimin e radhës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com