Klithma e nje Nene.
Motra e dëshmorit shkoi sot në Muze.
Nga të vëllait la një amanet të vjetër.
Një shall, një flamur, një palë çorape
dhe ca vargje për të shkruar në letër.
Sytë e nënokes u mbushën me lot.
Idealin kishte mbajtur në gji, një jetë.
Qante për vëllain si të ishte vrarë sot.
E shkëputi nga shpirti të vjetrin amanet.
“Faleminderit Partisë”: thotë e mira nënë.
Me idealin e pastër në gjirin e saj.
Nënqeshëm nga turpi gazetari dhe unë.
Për idealin e shkelur s’i folëm asaj.
U lënduam pa dashur nga ky realitet.
Për cilën Parti e kishte fjalën nëna?
Për kë demokraci ranë dëshmorët e ndjerë?
Sot mua per Vloren, të vdes ma ka ënda.
Zamira Agalliu