Loading...

Kush është futbollisti që përfundoi nga ‘yll’ në një pjatalarës restoranti

Ish-futbollisti i famshëm turk, Hakan Shukur, ka qenë një prej talenteve më të mëdhenj të futbollit të viteve 2000. Turku me gjak shqiptar (origjinë kosovare), ka pasur një karrierë të larmishme pasi është aktivizuar me ekipe si Interi apo Gallatasarai duke lënë gjurmë.

Jeta e tij ka marrë një rrjedhë të çuditshme pasi nga yll futbolli, tani ai është kthyer në një kamarier dhe pjatalarës në një prej restoranteve të Kalifornisë. Vendi ku punon aktualisht Shukur quhet “Palo Alto”. Ai grumbullon aty pjatat dhe gotat e braktisura në tavolinë dhe nëse duhet lan edhe pjatat.

Po pse ndryshoi kështu jeta e tij?

Hakan Shukur është detyruar të braktisë vendlindjen e tij për bindjet, ose më saktë për mosbindjet politike. Qeveria e presidentit Erdogan ka lëshuar një urdhërarresti për të ndaj ai nuk mund të kthehet më në Turqi.

“Moti këtu ku jam tani është fantastik, jeta këtu më pëlqen, është e bukur, por mbi të gjitha dua që fëmijët e mi të jenë të lirë. Megjithatë, Turqia mbetet kombi im. E dashuroj popullin tim, edhe pse ideja që kanë krijuar tashmë për mua është e shtrembëruar, për shkak të kushtëzimit mediatik.”

“Gjithsesi nuk do të jetë gjithmonë errësirë, sepse unë besoj se një ditë do të shohim sërish dritë dhe ndoshta një ditë edhe ne do të kthehemi sërish atje për të përqafuar edhe prindërit e mi, të cilët tashmë i përshëndes dhe i shoh vetëm nëpërmjet rrjeteve sociale,”- tregon ai.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com