Duheshin edhe 500 metra dhe Lorent Farruku do të mbërrite në punë. Por një aksident do ti merrte jetën në mënyrë tragjike të riut shqiptar.
I lindur në Durrës, por prej disa vitesh ishte transferuar Mozzecane, ku pak javë më parë kishte mbushur edhe 22 vjeç.
Ai ishte duke udhëtuar me një makinë ‘Renault’, kur ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar jashtë rruge. Nuk ka vonuar ndihma e shpejtë, por edhe pse është dërguar me urgjencë në reanimacion, ai ka humbur jetën 30 minuta më vonë.
Prej disa kohësh ai kishte jetuar me familjen e të fejuarës, Anxhela edhe ajo shqiptare. Më pas kishte pasur kontakte me disa kushërinj të tij.
Prej disa javësh ai ishte transferuar me të fejuarën e tij në një shtëpi. Plane e projekte të mëdha mes dy të rinjve, por të prera në mes pabesisht nga aksidenti tragjik.
‘Ishte shumë i lidhur me vendin e tij të origjinës’, tregon një mikeshë ende e tronditur nga ajo që kishte ndodhur.
Edhe kryebashkiaku i Mozzecanes e Thomas Piccinini e ka kujtuar 22-vjeçarin shqiptar, Lorent Farruku.
‘Jetonte në të njëjtin pallat me mua, me familjen e të fejuarës, para se të transferohej në San Zeno. E shikoja shpesh. Përpara jetës së humbur të një të riu nuk mund të ketë shpjegime’, tregon kryebashkiaku Piccinini.