Një 16-vjeçare u përdhunua nga një grup djemsh, ndërsa më pas u dogj e gjallë në sy të prindërve të saj.
Ngjarja horror raportohet se u shënua këtë të enjte në fshatin indian të Rajakendua, në distriktin e Chatra.
Mësohet se 4 djem të rinj e rrëmbyen dhe përdhunuan vajzën. Por pas përdhunimit, ata u dënuan nga këshilli i fshatit që të paguanin një gjobë prej rreth 625 euro.
Të inatosur ata keqtrajtuan prindërit e viktimës, ndërsa dogjën të gjallë 16-vjeçaren.
E pas kësaj ngjarje gjithë vendi u përfshi nga vala e protestave, ndërkohë që katër të rinjtë u arrestuan.