Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës. Nga të dhënat e para mësohet se është plagosur biznesmeni Xhevat Vataksi.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në njësinë Berdicë.
Ndërkohë që në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.