Loading...

Shkatërrohet banda e trafikut të drogës në Finlandë, dënohen me burg 3 shqiptarë. ”Shefi” u dënua më shumë se ‘vartësit’ (Emrat)

Një bandë shqiptarësh në Finlandë që merrej me trafik droge, kanabis dhe kokainë nga Suedia është dënuar me burg.

Mediat vendase raportojnë se ata janë kapur në pranverën e vitit 2017 dhe dolën në gjyq një ditë më parë. Pjesë e bandës janë 6 persona, të denuar për trafik të drogës, ndërkohë që dy prej pjesëtarëve të bandës edhe për krime të tjera, që përfshijnë posedimin e armëve të zjarrit.

Dënimin më të gjatë me burgim, e mori shefi i bandës, Besnik Shehu, i cili u dënua me 9 vite burg për 16.5 kilogram kanabis dhe 2.7 kg kokainë. Shehu e transportoi drogës nga Suedia.

Albano Dzurkova u dënua me 7 vjet burgim për 16.5 kilogram kanabis dhe 3.6 kilogramë kokainë. Gjithashtu ai u denua edhe per mbajtje te armeve te zjarrit.

Xhildo Kolaj u dënua me 4 vjet e 6 muaj burgim për 16.5 kilogram kanabis dhe 200 gram kokainë si dhe tentim për krime të armëve të zjarrit. Kolaj gjithashtu pati një lehtësim për shkak se bashkëpunoi me policinë.

Pjesa tjetër e anëtarëve u dënuan mes 2 dhe 9 muaj burgim. Për një prej tyre, gjykata shfuqizoi akuzat. Në fund të gjyqit, autorët u ndëshkuan edhe me një gjobë prej 234,000 euro në kompensim për shtetin për përfitime ekonomike./Panorama

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com