Çfarë u bë me 613 kg kokainë që u zbulua në kamionin e bananeve në Shqipëri?
Ku kanë ngecur hetimet, menjëherë sapo në skenë doli emri i Sali dhe Shkëlzen Berishës bashkë me Ilir Metës?
Si ka mundësi që një firmë që tregoton banane, të ketë kaq forcë sa të transportojë nga Kolumbia 613 kg kokainë pa e kapur askush?
Nëse analizon deklaratat apo faktet, çdo gjë të çon tek familja Berisha dhe tek Ilir Meta. Të rikujtojmë këto fakte, që po mundohet të harrohen si çdo skandal tjetër në Shqipëri.
Ndërkohë që në kërkim është shpallur “pronari” i kompanisë së bananeve “Arbri Garden” shpk, e cila kishte kontenierët ku u gjet kokaina Arbër Kuliçi ose ndryshe Arbër Çekaj.
Arbër Kuliçi është shumë i afërt me ish zv.drejtorin e Përgjithshëm të policisë së Shtetit, Agron Kuliçi, njëherësh ish-badigard i Berishës dhe i akuzuar si i përzierë në trafikun e drogërave të forta.
Një biznesmen i bërë me kompani importi bananesh nga vendet e Amerikës Qëndrore në moshën 20 vjeçare, moshë që realisht janë duke jetuar me paratë e prindërve. Por dhe bashkëpunëtori i tij Donald Lushaj, menaxheri i firmës së bananeve, që importoi kontenierin nga Kolumbia është me origjinë nga Tropoja.
Njëherësh Donald Lusha është dhe kushuri me ithtarin e Sali Berishës, Sali Lusha. Ndonëse s’janë vertetuar lidhje trafiku kokaine mes tyre. Donald Lushaj që bën si i pafajshëm dhe i varfër, njëherësh që ka paguar avokatët më të shtrenjtë në Shqipëri, ka lëvizur shpesh jashtë vendit.
Vetëm në vitin 2018 ai ka dalë dhe ka hyrë 6 herë nga pika kufitare e Morinës. Konkretisht, ai ka dalë nga Shqipëria më 2 janar, 13 janar, 21 janar dhe 22 janar, 26 janar e 5 shkurt dhe është kthyer kurdoherë pothuajse brenda ditës.
Por dhe fakti se Adriatik Lagji është nga Saranda, pikërisht vendi ku ka ushtruar aktivitetin kriminal të trafikut të drogës supertrafikanti i drogës Klemend Balili, tregon se rrjeti është tepër i gjërë. Pasi Klemend Balili, ish zyrtari i lartë i LSI e drejtor i Traportit Rrugor në Sarandë, njëherësh dhe miku i Ilir Metës është shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik të drogërave të rënda dhe gjendet në arrati.
A janë këto fakte dhe lidhje të bandës së drogës?
Rasti i kapjes së 32 kiliogramë droge në aeroportin e Milanos në pronësi të Shkelzen Berishës vite më parë, dhe eleminimi në Shqipëri i katër oficerëve të antidrogës nga Agron Kuliçi, tregon se këto skema po aplikohen dhe në Shqipëri.
Le ti rikthehemi edhe skandalit të djeshëm. Sërish në Spanjë u kap 1 ton kokainë, ku u implikua emri i Shkelzën Berishës.
Një nga personat e arrestuar në Spanjë me rreth 1 ton kokainë rezulton me lidhje të forta në qarqet e biznesit në Tiranë. Bëhet fjalë për atë kategori biznesi të lidhur me familjet kryesore politike shqiptare.
Burime të Interpolit thanë për gazetën DITA identitetin real të njërit prej të arrestuarve që në media ka dalë me emër të ndryshuar. I arrestuari është në fakt shtetasi Arjan Ndoci. Ndoci është vëllai i Viktor Ndocit, ndërtues i njohur në Tiranë, së fundi ndërtues i qendrës tregtare Ring në zonën e Zogut të Zi në kryeqytet. Ndoci njihet për lidhjet me djalin e Berishës, Shkëlzenin.
Në të shkuarën është përfolur madje se prishja e mbikalimit të Zogut të Zi, një shpërdorim milionësh i taksave të qytetarëve të Tiranës erdhi për shkak të këtyre lidhjeve dhe interesave të përbashkëta Ndoci-Berisha.
1 ton kokainë dhe rreth 1.5 milionë euro u bllokuan pas operacionit të organizuar në bashkëpunim me DEA-n amerikane, drejtorinë e antitrafikut të Kolumbisë, dhe koordinimit me Europol. Organizata transportonte kokainën në sasi të mëdha nga Kolumbia dhe përdornin një rrjet kriminal spanjoll.
A është i zhytur Shkëlzen Berisha me babain e tij dhe me Ilir Metën në 2 ton skandal kokainë? Pse askush nuk flet?/Pamfleti.net