[sgmb id=”1″]
Një foshnje 16 muajshme me origjinë shqiptare ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga kati i shtatë i një ndërtesë në Amiens të Francës.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën dhe sipas prokurorisë franceze vdekja e foshnjës është aksidentale.
Sipas prokurorisë franceze, mbrëmjen e së mërkurës, fëmija ishte i vetëm në dhomë, ndërsa nëna e tij, një 24-vjeçare shqiptare, ishte në një dhomë tjetër së bashke me vajzën.
Pas rënies nga dritarja e banesës, fëmija vdiq disa orë më vonë në spitalin e Amiens.