Loading...

Burgu shumë afër, Berisha, Meta e Basha të terrorizuar nga arrestimi i Arbër Kuliçit e Arjan Ndocit për kokainën kolumbiane, prag arresti për Balilin

Kupola e politikës shqiptare është tronditur fuqishëm nga arrestimet e fundit të trafikantëve të drogës së fortë, kokainë. Vetëm disa ditë më parë është arrestuar Arjan Ndoci, vëllai i Viktor Ndocit, biznesmenit të Berishës dhe Bashës në Spanjë, me 1 ton kokainë.

Pavarësisht ndryshimit të identitetit dhe shpërndarjes “kontrabandë” të një emri tjetër në media, pak orë më vonë është bërë e ditur për publikun dhe emri i plotë i njërit prejt trafikantëve të drogës, atij të Arjan Ndocit.

Por nga ana tjetër është bërë e ditur me shpejtësi dhe lidhja e tij me politikën e mbrojtja politike që ka pasur gjatë tërë kësaj kohe Ndoci. Çka ka sjellë dhe pamundësinë për ta futur në burg, për shkak të kapjes së drejtësisë.

“Pamfleti” bëri të ditur se vëllai i trafikantit të kokainës Arjan Ndoci të kapur në Spanjë, Viktor Ndoci është një biznesmen nga Laçi që ushtron aktivitetin në Tiranë. Madje me mbështetjen e ish kryeministrit Sali Berisha dhe ish ministrit të Transporteve, më vonë kreut të bashkisë Tiranë dhe aktualisht kryetar i PD Lulzim Basha, ka marrë shumë punë në kryeqytet.

Viktor Ndoci është ndërtues i njohur në Tiranë, ortaku i Bashkim Ulajt, biznesmenit të familjes së Sali Berishës në godinën e të cilit është ngritur dhe zyra e ish Kryeministrit dhe është përqëndruar gjithë aktiviteti i tij.

Njëherësh Ndoci është aksioneri kryesor i qendrës tregtare “Ring” në zonën e “Zogut të Zi” në kryeqytet. Ndoci njihet për lidhjet me djalin e Berishës, Shkëlzenin dhe si i “përkëdheluri” i Berishës dhe Bashës, por dhe sponsor i fushatave elektorale të PD. Një shpërblim ky për lejimin e pastrimit të parave të drogës.

Biznesmeni laçian është akuzuar se dhe prishja mbikalimit të Zogut të Zi, një shpërdorim milionësh i taksave të qytetarëve të Tiranës erdhi për shkak të këtyre lidhjeve dhe interesave të përbashkëta Ndoci-Berisha. Të cilët hodhën në erë një investim të tërë thjeshtë dhe vetëm për t’i hapur rrugë biznesmenit Ndoci, që të pastrojë paratë në pallatet e ndërtuara përrreth Zogut të Zi.

Kapja e vëllait të biznesmenit të Berishës dhe Bashës e ka tmerruar vetë Sali Berishën, pasi ka shumë frikë se me drejtësinë e re, Arjan Ndoci do të hapë gojën dhe do të tregojë lidhjet e tij me ish kryeministrin, por dhe me kreun aktual të PD Basha, dhe për pasojë pastrimin e parave të drogës përmes bizneseve të vëllait biznesmen Viktor Ndocaj. Duke bërë që të shtohet dhe një akuzë tjetër në kurriz të Sali Berishës dhe djalit të tij Shkëlzen.

Ndërkohë që nga Gjermania ka ardhur një mandat tjetër për Berishën dhe Metën: Eshtë arrestuar Arbër Kuliçi-Çekaj, pronari i kontenierëve të 613 kilogramë kokainë të sekuestruar në portin e Durrës.
Ai është pronari i kompanisë “Arbri Garden”, e cila ishte porositësja e kontenierit me banane nga Kolumbia brenda të cilit u kap sasia rekord e kokainës ndonjëherë në vendin tonë. Operacioni për arrestimin e tij është kryer nga policia gjermane në bashkëpunim me atë shqiptare.

Pronari i kompanisë Arbri Garden, Arbër Kuliçi është kapur në një provincë pranë Dysedorfit. Ai është kushuriri i Agron Kuliçit ish badigard i Berishës, njëherësh ish zv.drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe aktualisht këshilltar i PD në Kuvendin e Shqipërisë.

Mësohet se Agron Kuliçi do të ekstradohet së shpejti në Shqipëri dhe se do të tregojë dhe lidhjet me familjen Berisha dhe Meta. Por dhe ndihmën e dhënë përmes mbrojtjes nga këto dy familje dhe sponsorizimeve me paratë e shtetit për të ngritur biznesin e kokainës në Durrës.

Pasi ndonëse në moshë të vogël, vetëm 20 vjeç ai themeloi kompaninë “Arbri Garden” prapa të cilës qëndronin Agron Kuliçi dhe njerëzit e Metës. Të cilët i kanë garantuar mbrojtje nga organet ligjzbatuese, njëherësh dhe e kanë sponsorizuar me paratë e shtetit dhe më konkretisht përmes ministrit të Bujqësisë së LSI Edmond Panariti. Me paratë e ministrit të Metës ai ngriti dhe modernizoi biznesin e drogës, nën emrin zyrtar të biznesit të bananeve.

Pavarësisht se Arbër Kuliçi është hetuar edhe rreth 3 vite më parë, si i dyshuar për përfshirjen në trafikimin e kokainës dhe këtë e dinte dhe ministri i Metës që sponsorizoi biznesin e drogës me paratë e shtetit përmes granteve të Ministrisë së Bujqësisë.

Sipas burimeve nga Policia e Shtetit, mësohet se në dhjetor të vitit 2015, kompanisë “Arbri Garden” të Arbër Kuliçi-Çekajt i janë kapur 90 kilogramë kokainë në Ekuador. Për këtë rast, Policia pati referuar materialet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda më datë 22 dhjetor 2015, me numër protokolli 12041 dhe 12041/1.

Ndërsa në janar të vitit 2016, pas referimit të materialeve, Arbër Kuliçi-Çekaj është shoqëruar me iniciativën e Policisë për të dhënë deklarimet në lidhje me këtë rast trafikimi, që në fakt ishte parandaluar që në vendin e origjinës.

Megjithatë, hetimet për këtë rast zgjatën vetëm disa muaj dhe më pas çështja mbeti pezull në Prokurorinë e Krimeve të Rënda nga kryeprokurori Hajdarmataj, ku dosja u arkivua.
Gjithçka ka qënë e lidhur dhe një skemë e mbyllur nga ngritja e biznesit të drogës nga Kuliçi dhe mbrojtja e tij po nga Agron Kuliçi përmes policisë, grantet e Panaritit të Metës për modernizimin e biznesit e deri tek garancia e Prokurorisë së Krimeve të Rënda të Hajdarmatajt, se dosja do të mbyllet.

Por tashmë me prokurorinë e re dhe me ekstradimin e Kuliçit drejt Shqipërisë, por dhe hetimit dhe marrjes së dosjeve nga Spanja për Arjan Ndocin, situata për Berishën, Metën dhe Bashën agravohet së tepërmi. Ndaj ata janë tmerruar, pasi u është afruar shumë burgu. Bëhet fjalë për trafikimin e mbi 1.6 tonë kokainë nga Kolumbia në të dyja rastet. Ku kupola pas Ndocit dhe Kuliçit janë “peshqit e mëdhenj”.Berisha, Meta dhe Basha. Për të cilët tashmë burgu është shumë afër.

Ndërkohë që situata për Metën bëhet akoma më e vështirë, pasi arrestimi i ish zyrtarit të lartë dhe sponsor të LSI, supertrafikantit të drogës dhe “Eskobarit të Ballkanit” Klemend Balili është shumë afër. Ai di shumë dhe pritet ta ‘pasurojë’ më tej dosjen kriminale të Metës./Pamfleti.com

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com