[sgmb id=”1″]
“Tutori im më ka marrë peng, duhet të paguash 5 mijë euro përndryshe do të më bëjnë keq mua dhe fëmijës tim”.
Kjo ishte kërkesa për ndihmë e një prostitute shqiptare e cila i ka bere gjemen asaj.
22-vjeçarja dhe dy të afërm të saj u vune ne prangat e policise italiane, pasi nëpërmjet një mashtrimi u përpoqën t’i merrnin para një italiani. 40-vjeçari që u përpoq ta ndihmonte të lirohej nga tutori i saj, mesohet se e kishte njohur disa muaj më parë.
Ky i fundit pas mesazhit qe mori nga shqiptarja, u nis me tren nga jugu i Italisë drejt Milanos për t’i dorëzuar paratë.
Por kjo ishte e gjitha një skemë skemë për ta zhvatur, raportojne mediat italiane.
Karabinierët italianë arrestuan 3 shtetas shqiptarë për pjesëmarrje në tentativën për zhvatje: 22-vjeçaren, të dashurin e saj 21-vjeçar, si dhe tezen 50-vjeçare, te gjithe me precedente penale.