Loading...

Lushnjarja kampione në Serbi

Edhe pse është vetëm 13 vjeç, Ermelinda Kadiu është shpallur kampione e Ballkanit në karate për peshën nën 39 kilogramë, kampionat që u zhvillua në Beograd me pjesëmarrjen e 10 shteteve.

“Ishte e vështirë sepse në finale u ndesha me një boshnjake”, thotë 13-vjeçarja. Ndonëse në moshë të vogël, ajo ka një mesazh për bashkëmoshatarët e saj. “Të merren me një sport dhe të mos luajnë në celular”.
Shkolla e Dushkut, në të cilën mëson Ermelinda e pritën me entuziazëm dhe drejtoria e shkollës zhvilloi një ceremoni për të nderuar kampionen, madje duke e vlerësuar edhe me një certifikatë mirënjohje./topchannel

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com