Loading...

Rama provokon sërish me antarësimin e Shqipërisë: Ata BE, ne E në kërkimin e B-së

Në javën e Europës dhe në çelje të ekspozitës së kodikëve, vëllimeve më të moçme të trashëgimisë sonë humaniste dhe shpirtërore, kryeministri Edi Rama gjeti sërish rastin për të kërkuar nga vendet anëtare të BE për të dhënë rekomandimin e tyre për çeljen e negociatave të anëtarësimit.

Në fjalën e tij ai tha se me Baskimin Evropain jemi shumë afër, por ata janë BE ndërsa Shqipëria është vetëm E. Që sipas kryeministrit ne jemi vetëm Evropë, ndërsa ata që janë Bashkim Evropian.

“Është një proces rizbulimi për shqiptarët dhe zbulimi për europianët, ne jemi një pavarësisht se fati na ka ndarë, ata në BE, ne në E. Këta matanë dhe në këtej, dhe në kërkimin e B-së përpara E-së, ne jemi fal edhe një bashkëpunimi me ta ne jemi në një përpjekje ku shpeshherë ku mundohemi dhe lëndohemi, ku këtyre B-ja u mjafton që të zvogëlojnë E-në tonë. Jam i gëzuar që ky aktivitet dëshmon se për ne viti i Skënderbeut nuk është një vit i zhurmave nacionaliste, siç u tremben këta, por është një vit i Europës me BE të mëdha, të asaj Europë që e mishëron si një simbol të jashtëzakonshëm për ne, Gjergj Kastriot Skënderbeu, dhe nga ana tjetër ky aktivitet e plotësoi me së miri Javën e Europës. por ne s’duam të jemi europianë, por të respektohemi aq europianë sa jemi”, ishte kjo deklarata e Ramës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com