Pakistani ka përjetuar ditën më të nxehtë në botë për muajin prill, duke regjistruar temperatura ekstreme prej 50.2 gradë celsius, sipas ekspertëve. Departamenti Meteorologjik i Pakistanit konfirmoi se temperatura e skajshme u regjistrua në qytetin Nawabshah të hënën, më 30 prill, duke e bërë atë potencialisht temperaturën më të nxehtë të muajit prill të regjistruar ndonjëherë në Tokë.
Në prill, temperaturat mesatare në Pakistan varionte nga 18 deri në 29 gradë.
Etienne Kapikian, një meteorolog francez në Meteo France, tha në Twitter se ishte temperatura më e nxehtë e prillit e regjistruar në të gjithë kontinentin aziatik.
Postimi i tij bëri që një person të shkruante: ’50 gradë celsius? Në prill?! RIP Pakistan “.
Një tjetër komentoi duke theksuar se shumë njerëz kanë vdekur nga goditja e nxehtësisë.
Christopher Burt, një ekspert global për ekstremet e motit, i tha “Washington Post” se temperatura e së hënës në Pakistan mund të jetë më e larta e regjistruar ndonjëherë në botë në muajin prill.
Ai tha se ishte ndoshta temperatura më e lartë ‘ende e besueshme në Tokë nga të dhënat moderne’, duke shtuar se ndërsa është raportuar më parë se Santa Rosa, në Meksikë, kishte përjetuar 51 gradë në prill të vitit 2001, por besueshmëria e këtij rasti është e dyshimtë, transmeton oranews.
Gazeta pakistaneze Dawn njoftoi se dhjetëra banorë pësuan goditje të nxehtësisë të hënën dhe se ‘aktivitetet e biznesit u ndalën’ në Shaheed Benazirabad.
Në përgjigje, një lexues komentoi: ‘Kjo quhet një paraqitje e shkurtër e ferrit në tokë’.
Në vitin 2017, Pakistani u rendit midis dhjetë vendeve më të ndjeshme ndaj ndryshimeve klimatike, shtoi gazeta. Tre vjet më parë, një valë e nxehtë në Karaçi mori jetën e mbi 1,200 njerëzve, ndërsa më shumë se 40,000 u prekën nga goditja e nxehtësisë.