Loading...

“Nuk mundem…”, zbulohet telefonata e fundit e polices me kolegun pak para se të vriste veten

[sgmb id=”1″]

anë zbardhur detaje të tjera nga vetëvrasja me armën e shërbimit te 23-vjeçares, me detyrë efektive e Policisë së Durrësit
Paranxhela Shahini i dha fund jetes në njërën prej dhomave të banesës së saj në Katund Sukth.

Policja 23-vjeçare duhej të paraqitej mëngjesin e dites se fundit te jetes në punë, por nuk shkoi.

Mësohet se ajo ka telefonuar një nga kolegët e saj duke e lajmëruar se nuk mund të vinte. Sipas burimeve mesohet se ajo i ka thene kolegut te vet se nuk vinte dot ne pune, pasi ishte e sëmurë.

Një plumb në bark i ka marrë jetën 23- vjeçares, ndërsa tentativa për t’i dhënë ndihmën e shpejtë e për ta çuar në spital ka qenë e kotë pasi e reja ka ndërruar jetë. Sipas Policisë, 23-vjecarja është vetëqëlluar në katin e dytë të banesës. Familjarët, por edhe kolegët e mikeshat e afërta të saj, nuk kanë ditur të japin një motiv të mundshëm që mund ta ketë shtyrë efektiven e policisë për këtë akt ekstrem ndaj vetes.

Askush nuk ka qenë në dijeni për ndonjë shqetësim të përjetuar së fundmi prej saj, si në aspektin personal, profesional apo ekonomik të saj.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com