Një ditë pasi Saimir Tahiir dorëzoi mandatin e deputetit që të përballet me drejtësinë si një qytetar i thjeshtë, ka reaguar edhe ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu.
Në një takim me shoqërinë civile, Lu tha se e mirëpret vendimin e Tahiri për të përballur me drejtësinë si një qytetar i thjeshtë, por ndërkohë pa nxjerrë edhe emrat e politikanëve të inkriminuar.
Disa prej tyre, Lu i ka bërë publike edhe me herët.
“Shoqëria civile drejtohet kryesisht nga gra dhe të rinj me energji, entuziazëm dhe optimizëm. Shoqëria civile mund të luajë një rol shumë të rëndësishëm si rojtare kundër korrupsionit. Kur e thashë këtë e dija se kishte nejrëz skeptikë të cilët thanë se shoqëria civile është e dobët dhe punon vetëm për interesat e veta.
Ata thanë se shoqëria civile është blerë nga socialistët, demokratët dhe LSI. Unë mendoj ndryshe, shoqëria civile ka arritur fitore të jashtëzakonshme në tre vitet e fudnit. Për dekriminalizimin, gazetarë të guximshëm ishin të gatshëm të shkruanin për Arben Ndokën, Elvis Rroshin, Mark Frrokun, Aqif Rakipin, Shukri Xhelilin, Koço Kokëdhimën dhe Dashamir Tahirin.
Falë këtyre gazetarëve, këta politikanë nuk janë më në Kuvend apo bashki.Për reformën në drejtësi, mbaj mend që fëmijë, pensionistë, mësues, drejtues të OJQ, njerëz të zakonshëm u mblodhën para Kuvendit me 21 korrik 2016 në piskun e vapës për të kërkuar që përfaqësuesit e tyre të miratonin këtë reformë dhe sot OJQ po vëzhgojnë vettingun dhe krijimin e KLGJ,KLP, SPAK dhe BKH.
Për zgjedhjet e vitit të shkuar OJQ shqiptare luajtën një rol të rëndësishëm në vëzhgimin e zgjedhjeve por edhe monitorimin e marrëveshjes së 18 majit që solli shumë ndryshime të ndërlikuara administrative në javët para zgjedhjeve. Shoqëria civile shqiptare duhet të jetë krenare për të gjithë këto gjëra dhe shumë të tjera por nuk duhet të bëhemi dembelë.
Ka ende shumë për të bërë. Prandaj kemi punuar për të ndihmuar organizatat vendase të shoqërisë civile të bëhen më të pavarura financiarisht dhe më të suksesshme. Cila është sfida kryesore sot?Do të ishim shumë të lumtur që shoqëria civile të na bashkohet në thirrjen për arrestimin dhe ndjekjen penale të “peshqve të mëdhenj”kriminalë. Shqipëria ka mbëshetur kapjen e një peshku të madh të drogës, Met Kanani që u arrestua në Shqipëri me 22 mars. Urdhër arresti janë lëshuar edhe për dy trafikantë të tjerë të mëdhenj, Klement Bali dhe Arbër Çekaj por ata duhet të kapen.“-tha Lu.