Një tjetër incident ka ndodhur në ujërat e Egjeut, mes Turqisë dhe Greqisë.
Një anije tregtare me flamur turk është përplasur me një anije greke të forcave detare, në ishullin Levos, gjatë orëve të para të kësaj dite.
Mediat greke, duke cituar Shtabin e Përgjithshëm të marinës, bëjnë me dije se incidenti ndodhi gjatë kohës që anija greke Armatolos po patrullonte brenda ujërave grekë..
Kathimerini shkruan:
Anija Karmata me flamur turk po shkelte rregullat e sigurisë detare dhe iu afrua shumë anijes greke, duke e përplasur atë.
Ajo nuk iu përgjigj thirrjes me radio nga anija greke dhe kjo çoi në përplasje mes tyre, për fat pa dëmtuar pjesëtarë të ekuipazhit”.