E premtja gjatë paradites do të jetë me kthjellime e vranësira të shpeshta duke sjellë shira afatshkurtër ndërsa pasditja me shira në gjithë vendin, përjashtuar zonat Jugperëndimore.
Dita e shtunë dhe e diela, mbeten me kthjellime e vranësira të shpeshta si edhe shira të dobët gjatë paraditeve por sërisht orët e pasdites sjellin fuqizim të vranësirave dhe shira në gjithë territorin.
Temperaturat do të kenë luhatje të lehtë gjatë të tre ditëve duke variuar nga 9 – 10°C minimumi gjatë mëngjeseve në zonat Lindore deri në 28°C, maksimumi gjatë mesditës.
Meteoalb