Nga Fahri Xharra
Ujku shqiptar që sundoi Moldavinë për 19 vjet , është nga figurat më pak të trajtuara nga historiografia shqiptare padyshim ajo e Vasil Koçit ose Vasil Lupu (1595–1661), siç njihet më gjerë, njeriu që për më se 19 vjet qëndroi mbi fron si princ i Moldavisë. Por kush ishte Vasil shqiptari, siç i pëlqente shpesh të identifikohej apo ujku, siç e njihnin të tjerët për shkak të intrigave të shumta që e hipën në pushtet(1634 dhe 1653 )
Nuk ka të numëruar se sa shkrime dhe punime shkencore i kam lexuar për Princin e Moldavisë Vasile Lupu- Koçin ( Vasil Ujkun ) por ajo që më intrigon më së shumti ë është prejardhja e tij shqiptare, greke apo arumune . Në të gjitha studimet për te manipulohet për origjinën e tij shqiptare. Një gjë është e sigurt se ishte shqiptar i qytetit Arbanasi të Bulgarisë, nga familja Koçi e Shqipërisë së jugut.
Mirëpo elementi që bashkon të gjithë studiuesit dhe historianët ( që e duan të vërtetën historike ) është fakti se rrënjët e tij ishin qartësisht shqiptare, kjo edhe sepse ai identifikohej me origjinën e tij.
Shikoni , nuk e kam për krenari që ishte shqiptar dhe si ujk e udhëhoqi Moldavinë ( Cara Romaneaska ) për 19 vjet por e kam për ate se pse historiografia e disa shteteve mundohet të mohon origjinën e vërtetë të tij. Pra një qëllim i caktuar , që më shtien të merrem me jetën dhe mbretërimin e një shqiptari në një vend sa do pak a shumë i huaj për ne.
Harta e Pricipatave rumune Transilvania e Muntenia nga koha e Matei Besarabit (1632-1654) dhe koha e Vasil Koçit , principata e Moldavisë (1634-1653 )
Vasil Koç ishte i madh , ishte diktator dhe e udhëhoqi me sukses Moldavinë, hapi shkolla në gjuhën rumune, pra Princi themeloi, në vitin 1640, shkollën e parë, që njihet si Akademia Vasiliane, duke u dhënë mundësi në këtë mënyrë të rinjve vendas të mësonin aty në gjuhën e tyre pa u dashur të largoheshin drejt Polonisë, siç kishte ndodhur deri në atë kohë për pinjollët e familjeve të mëdha. Biblioteka e Universitetit të Jashit ishte gjithashtu vepër e tij, ndërsa shtypshkronja e parë ishte një tjetër investim që u ngrit me mbështetjen e fortë të sundimtarit dhe që shënoi nisjen e një tjetër epoke për publicistikën vendase shkruan Marin Mema.
Kodet e Vasile Ujkut-Pravila lui Vasile Lupu, „Carte romănească de învățătură de la pravilele înpărătești și de la alte giudeațe…” (Iași, 1646)
Vasil Lupu njihet si sundimtari i parë që kodifikoi ligjet në Moldavi. Pra, solli ligje në bazën tonë kanunore, me përparësi ana juridike dhe tjetra gjuha rumune. Pra ky dokumet shënoi kalimin nga ligjet e pashkruara e të bazuara më së shumti në zakonet e kohës tek ato zyrtare . E shihni !
Ta debatojmë për atë që mua me brengosë dhe të cilës ende nuk di ti japi spjegim të vërtetë . Por ta lexojmë edhe këtë me sa vijon: “Familja Gjika qe gëzon titujt princërore sovrane te Moldo-Vllahise dhe princërore te Perandorisë se Shenjte romake gjermanike është nga me te shquarat familje mbretëruese te Rumanisë se sotshme. Me origjine nga Zereci i Përmetit, disa kilometra larg Frashrit dhe Këlcyrës (historiani K. Frasheri ka gjetur rrenojat e lagjeve se Gjikave ne kete fshat), Gjikajt u shfaqen ne histori nga mesi i shek. XVII, kur Muhamet pashe Qiprilliu nga Berati ndihmoi mikun e tij, tregtarin Gjergj (diminutivi Gjika vjen prej këtij emri) te ngjiste shkallet e dragomanise fanariote dhe te Divanit perandorak. Pasardhesit e tij u lidhen me martesa me familjet kryesore fanariote si Sturdzat, Mavrokordatot, Mavrojenit, etj., dhe patën akses për here te pare me Grigor I Gjiken ne funksionet e larta te vornikut te madh te Moldavisë se ulet. Shume shpejt fituan fronin e Moldavise me 1660 dhe ate te Vllahise me 1662. Princër gjysme sovrane te këtyre principatave nen suverenitetin e sulltanit te Turqisë, ata mbretëruan, me disa ndërprerje deri me 1857, kur unifikimi i Rumanisë solli ne fron kolonelin Ioan Aleksander Kuzen, dhe janë familja qe ka lëne me shume mbresa ne historinë moderne te Rumanisë. Përveç princërve e personaliteteve te ndryshme te dalë nga kjo familje e cila nuk i preu kurrë lidhjet me « shqiptarinë », duhen përmendur ne veçanti princesha Elena Gjika, e njohur me emrin e pendesë si Dora d’Istria, e cila kontribuoi aq shume, gjate shek. XIX për rilindjen e albanizmit por edhe për emancipimin e popujve te bjere te Ballkanit, si dhe princi Albert Gjika, pretendent i fronit shqiptar qysh me 1905 qe bashkëpunoi më shumë patriotë shqiptarë për pavarësinë tonë Kjo familje, e ndarë në shumë degë, rikujtohet edhe sot, ne Rumani e në vende te tjera.
Pra , vëmendje ju lutem :”Princër gjysme sovrane të këtyre principatave nën suverenitetin e Sulltanit të Turqisë, ata mbretëruan, me disa ndërprerje deri më 1857, kur unifikimi i Rumanisë solli në fron kolonelin Ioan Aleksander Kuzen, dhe janë familja qe ka lene me shume mbresa ne historinë modernë te Rumanisë.
Pra edhe një herë :”Princër gjysme sovranë të këtyre principatave nën suverenitetin e Sulltanit te Turqisë?
Edhe Vasile Lupu ishte i tillë , princ gjysëm sovran i Moldavisë nën suverenitetin e Sulltanit të Turqisë.
Pyetjet:
-Si iu besoi Sulltani i kohës si Vasil Ujkut ashtu më vonë edhe familjes Gjika me shekuj , familjeve shqiptare udhëheqjen e një territori shumë të madh të Balkanit?
-Si iu lejoi sulltani hapjen e shkollave në gjuhën rumune , shtypshkronjave në gjuën rumune , ndërtimin e kishave me predikim në gjuhën rumune.
-Si ia lejoi Vasile Ujkut që të praktikoj Kodin e mirësjelljes rumune , që në të vërtetë ishe kod penal – në gjuhën rumune.
Të logjikojmë, për sulltanatin e Stambollit ka qenë e rëndësishme pasuria dhe të ardhurat nga Moldavia, Muntenia dhe Transilvania, të tjerat në duar të shqiptarëve.
Një pikëpyetje plotë ofshamë ,po Osmanët me vendin e shqipeve ç`patën? Kush i udhëzoi se si ta ngordhin një popull të tërë ( neve,pra ) pa shkolla, pa liri, pa kisha vendore dhe pa…. pa…..pa…
Tek e fundit, sikur të na linin rehat në mijëvjeçarin e tretë !
Referencat të njohura për autorin e shkrimit :
Shkrimi më real për Ujkun e Moldavisë
„Arnăutul” sau „Arbănaşul”
Cel ce avea să devină domnitorul Vasile Lupu al Modovei, s-a născut în 1593 în localitatea Arbănaşii de lângă Razgrad (Bulgaria); tatăl lui se numea Nicolae Coci şi era albanez de neam (aceste îmrejurări aveau să-i atragă porecla de „arnăutu” sau arbănaşu); numele mamei sale era Irina. La puţin timp după naşterea copilului familia trecea Dunărea şi se aciueşte la Bucureşti, unde intră în admistraţie şi ajunge până la dregătoria de vel agă. Lupu trece în Moldova, iar în timpul lui Gaspar Gratiani (1575/1580;1620) ajunge vistiernic. Dibaci în mânuirea şi sporirea banului, este preţuit de domn care îl şi cunună, ca naş, cu Tudosca, fiica marelui vornic Bucioc. Dar tot arginţii îi aduc şi primele neplăceri: din pricină că îi lipsesc „o samă de bani a visteriei” e pus în închisoare, ba chiar şi „muncit” şi chinuit spre a recunoaşte, fiind „ars pe piept cu fierul roşu”. Trece şi de această prigoană şi după ce mai îndeplineşte o serie de dregătorii, precum, cele de vel vornic, pârcălab şi hatman îşi cumpără domnia de la turci, instalându-se, ca stâpănitor local, la Iaşi, la 27 aprilie/7mai 1634. Va fi o domnie bogată în evenimente, în concurenţă deschisă cu cea a lui Matei Basarab (1580-1654) din Ţara Românească, marcată de legături contradictorii cu Ardealul, Polonia, tătarii şi chiar Poarta Otomană.
Avea să sfârşească răpus de boală în exil la Istambul, în căutarea unei noi domnii, în aprilie 1661, trupul fiind adus şi îngropat spre odihna de veci, la biserica Trei Ierarhi, ctitoria sa. Din păcate, piatra lui de mormânt nu s-a păstrat. (http://www.dcnews.ro/vasile-lupu-intemeitorul-bisericii-trei-ierarhi )