Gazetari Artan Hoxha, beri nje deklarate bombe ne studion e emisionit “Opinion”.
Ai tha se Saimir Tahiri përbën një rrezik për mazhorancën nëse vendos të flasë.
Hoxha u shpreh se nëse Tahiri do të flasë, maxhoranca bie.
Ai tha se ditën e sotme Saimir Tahiri u dërgoi mesazh disa emrave të mazhorancës, duke nënkuptuar një kërcënim të hapur. Gazetari theksoi se Tahiri përbën një kërcënim për maxhorancën.
“Nga ky moment Tahiri është një person i apasionuar pas aventuarave dhe që del shëtitje vetëm nga Mali me Gropa. Ai duhet të bëjë kujdes që nga dita e sotme, ai duhet të tregohet i kujdesshëm edhe për jetën që bën. Sepse përbën rrezik për maxhorancën”,-deklaroi Hoxha.