Dje Periskopi përcolli lajmin se opozita turke ishte bashkuar për t’i dalë kundër presidentit aktual të Turqisë Recep Tayyip Erdogan. Guardian shkruan sot se politikanja nacionaliste Meral Aksener është e vetmja kandidate presidenciale kredibile që e mësyen fitoren ndaj Erdoganit.
Ajo po qëndronte pranë një statuje të themeluesit të republikës turke, Mustafa Kemal Ataturk, në qytetin Giresun që shtrihet buzë Detit të Zi, derisa po e kritikonte ashpër presidentin Erdogan, shkruan Periskopi.
Sondazhet kanë parashikuar një fitore të lehtë për Erdoganin në raundin e parë, por një garë shumë të ngushtë në raundin e dytë.
“Në raundin e parë votoni për kandidatët tuaj, por në të dytin opozita duhet t’i lë menjanë dallimet dhe të mbështes kandidatin e opozitës, kushdo që është. Këto zgjedhje janë më të tërndësishmt në historinë e vendit tonë:” – ka thënë ajo.
Akseneri është 61 vjeçare, një myslimane e devotshme dhe gjyshërit e të cilës kishin ardhur në Turqi si emigrantë nga Greqia.
Ajo ka thënë se do ta vendos në binarë demokracinë e dëmtuar nga Erdogani dhe poashtu do të vendosë në binarë marrëdhëniet e Turqisë me BE-në.
“Unë jam një praktikuese e islamit. Kam bërë pelegrinazh, por mendja që na qeveris duhet të mbështetet te ligji. Sekularizmi i shtetit e bën të mundur që t’i ndryshojmë ligjet duke u bazuar në nevojat e qytetarëve.” /Periskopi