Nga Genc Demiraj
SOVRANI…
A kemi sovran të popullit, apo kemi popull sovran ?… Kjo pyetje po na bren me shumë se kurrë sot. Nuk dime ku bëjmë pjesë ne, populli, tek sovrani që vendos vetë për fatet e veta duke qeverisur, apo tek populli i qeverisur nga një sovran. Filozofia e interpretimit të konceptit Sovran, është e herëshme në botë.
Tomas Hobsi ishte përkrahës i flakte i sovranitetit absolut, ku Sovranit i është besuar ruajtja e popullit dhe se ai për çdo keqpërdorim të pushtetit duhet të japë llogari vetëm përpara zotit…! Dhe Xhon Loku, mbronte fuqishëm konceptin e sovranitetit të popullit. Sot nuk jemi të qartë a jemi Ne populli Sovran, siç na thonë vend e pa vend apo jemi nën një Sovran siç po shohim dhe kuptojmë për dite.
Nje herë në katër vjet na e japin këtë tagër dhe na bekojnë si te tillë duke na vënë kurorën e Sovranit, dhe Ne në delir i harxhojmë energjitë e sovranitetit brenda 24 oresh duke u kthyer në atë çast në një Sovran leshi…
Na e dyzojnë sovranitetin sa herë që u teket X-it apo Y-nit, duke na ndarë edhe si popull fizikisht dhe mendërisht në sovranitet blu apo roze…Na thonë me të madhe dhe pa u dridhur në të dyja rastet…ju jeni Sovrani.
Dhe Ne, si te çakërdisur nga deliri i Sovranit, brohorasim dhe hakerrohemi gjithë pompozitet duke sharë vëndshe dyzimin tone si një Sovran barkëtharë dhe brekëgrisur…
…Po kush është vërtet Sovrani tek Ne ?… Ata që janë në krye dhe na drejtojne, thone që jemi Ne…Se Ne drejtojmë, Ne udhëheqim, Ne vendosim, Ne punojmë, Ne pasurohemi…Pra kur flasim Ne, paska dëgjuar dhe aprovuar zoti…Kështu thonë Ata që kemi ne krye.
Dhe ne e besojmë, se na pelqen ta besojme dhe të krekosemi si Sovran, paçka se në brendësi të vetvetes e ndjejmë dhe e kuptojmë se jemi, mender, një Sovran muti. Se jemi një palo popull pa nerv dhe pa gjak, të nënshtruar deri në perdhosje nga X-i dhe të krekosur gjer në marrëzi nga Y-loni…Po ç’dreq Sovrani jemi Ne…