[sgmb id=”1″]
Kryeministri Edi Rama shpesh përveç politikës, programit të partisë së tij, projekteve të reja që ka aplikuar etj, nuk ngurron të flasë edhe për atë që ai e konsideron më të shtrenjtë, familjen. Pak ditë më parë në një fjalim që mbajti në Durrës ai falenderoi nga zemra të ëmën Aneta dhe bashëkshorten Linda për mbështetjen që i kishin dhënë gjatë këtyre viteve.
Këtë herë duket se ka qënë radha e të bijës, Rea, vajza e Linda Ramës nga martesa e parë për të ‘ndjerë’ disa fjalë publike nga kryeministri. Ai ka folur për vështirësitë e profesionit të saj dhe se pavarsisht pozicionit të prindërve asaj i është dashur të përballet me vështirësi duke inkurajuar kështu të rinjtë.
“Ne kemi gocën arkitekte dhe ka studiuar jashtë dhe i kemi thënë që në fillim ‘harroje shtetin dhe shiko të ushtrosh profesionin dhe të dalësh mbi ujë me forcat e tua. Për një periudhë kohe punoi asistente në një kantier. Pastaj ka hapur një studio të vetën të vogël. Është profesion i jashtëzakonshëm, por ka shumë konkurrencë dhe do shumë kurajo. Po ku është kollaj? Asgjëkund.” ka thënë Rama gjaë një takimi në Lezhë.