Një i ri, i cili ishte shpallur në kërkim nga poëicia prej dy vitesh është vënë në pranga. Bëhet fjalë për Xhovalin Bacon, i akuzuar si pkesë e grupit të Habilajve. 19-vjeçarit iKrimet e Rënda i kanë komunikuar masën e arrestit me burg.
Ai ishte në kërkim për parcelat e drogës në fshatrat e Vlorës, ndërsa ishte në hetim edhe si pjesë e grupit të Habilajve.
Gjithashtu Xhovalin Baco është një nga të akuzuarit e grupit të Treblovës. Të akuzuarve, në tetor të vitit 2016, iu gjetën në total rreth 10 tonë kanabis sativa.
Për bandën e Habilajve vijojnë hetimet në Shqipëri dhe Itali. Në vendin fqinj i arrestuar mes të tjerëve është edhe Moisi Habilaj, që cilësohet edhe si koka e bandës së trafikut.