Gjykata e apelit në Vlorë lë masën e sigurisë arrest në burg për dy autorët e dyshuar të grabitjes së automjetit tip Benz dhe 100 milionë lekë të vjetër në Levan të Fierit. Ngjarje kjo e ndodhur në muajin maj të vitit 2017, ndërsa të akuzuar janë shtetasit Renaldo Tafili 22 vjec dhe Xhuljan Muca 24 vjec të dy banues në fshatin Levan. Grabitjen këta të dy persona e kanë kryer në bashkpunim, në biznesin e shtetasit Xhemal Kalemaj.
Të dy të rinjtë u arrestuan pas një viti, ndërsa kanë marrë fillimisht masën “arrest në burg’ në gjykatën e Fierit, ndërkohë që këtë vendim ka lënë në fuqi edhe gjykata e apelit Vlorë. Pas rivleresimit të masës së sigurisë e dëmtuara Floresha Kalemi, bashkshorte e Xhemal Kalemit,e pranishme në seancën gjyqësore ka lëshuar akuza të forta,duke akuzuar dhe dy efektivë të policisë së Fierit, që sipas saj janë të implikuar në ngjarje.Një fakt të tillë, ajo vetë e ka denoncuar në policinë e Fierit dhe SHKCB. Të dëmtuarit kanë theksuar se ka prova të forta për dy të pandehurit, ndërsa kanë theksuar se presin hetimet që të vijojnë deri në fund. Aktualisht nuk ka asnjë lekë të rikthyer apo automjeti, pasi hetimet vijojnë.