Loading...

Riktheni xhupat! Shi dhe rrëbeshe në të gjithë vendin. Plazhi akoma larg

Megjithëse jemi në fund të pranverës duket se duhet dhe pak kohë për t’i thënë mirupafshim reshjeve. Ndonëse këto ditë kanë qenë me temperatura të larta, aq sa plazhet e vendit janë mbushur me pushues, maji rikthen disa ditë me stuhi e rrebeshe në disa zona të vendit.

Sipas meteorologëve, pas mesditës priten rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit. Ndërsa mbrëmja pakëson ndjeshëm shirat në territor duke i lokalizuar kryesisht në Veri dhe Qendër.

Temperaturat ulen lehtë në mëngjes por rënie me 2 – 3°C sjellin orët e mesditës kur maksimumi pritet të shënojë deri 28°C.

Era do fryjë mesatare në tokë por e fortë në bregdet, me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.

TEMPERATURAT
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 18/ 23 °C
në vendet e ulëta: 16/ 24 °C
në vendet malore: 12/ 19 °C

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com