Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, në një deklaratë për media nga Kryesia e Kuvendit ka dhënë dorëheqjen nga mandati i tij si deputet.
Ai tha se nuk ia ka nevojën as PS, as Ramës dhe as mandatit për tu mbrojtur.
Tahiri në fjalën e tij tha se nuk pranon që ti bëjë gjyq politik djalli (Sali Berisha) që ka vrarë dhe ka grabitur vendin për 27 vite, as Basha dhe as Meta me Kryemadhin.
Ai shtoi se ka heshtur për 6 muaj sepse po pret drejtësinë që të flasë.
‘Më bën gjyq moral, rraca që ka shkatërruar vendin për 27 vjet. Nuk jam ëngjëll. Kam punuar dhe kam bërë gabimet e mia. Unë nuk e pranoj kur gjyqin ma bën djalli (Sali Berisha).
Më kanë thënë se më ka mbrojtur mandati dhe Edi Rama. Nuk me duhet të më mbrojë askush dhe prap kanë thënë që këta më kanë shpëtuar nga burgu.
Tani dëgjoj që unë jamë bërë pengesë për Integrimin e Shqipërisë. Për 27 vite që kanë vjehdur çdo gjë, deri në të ardhmen e fëmijëve, tani dal unë si pengesë e integrimit. Unë nuk fshihem pas Parlamentit dhe nuk rri për të marrë rrogën kot. Kam 6 muaj që hesht dhe dëgjoj akuza përtej çdo imagjinate.
Çmimi i të vërtetës është më i madh se kariera. Sa kanë folur dhe shpifur për mua, është hsumë pak nga ajo që i kanë bërë njerëzve në 27 vite. Suksesi më i madh i djallit, ishte që të vrasin natën dhe të qajnë ditën. Kam heshtur sepse po pres drejtësinë. Unë akuzohet si trafikant.
Më akuzon Lulzim Basha, ministri i Brendshëm që vrau 4 njerëz në mes të Bulevardit dhe vodhi 200 milionë euro, mori drogën e Lazaratit dhe as nuk u gjykua dhe as u dënua.
Më akuzon Sali Berisha, që është ende pas murit të pandërshkushmërisë për vrasje dhe plaçkitje.
Më akuzon Monika dhe Iliri, që Zoti e di që nga ku ti kapësh nuk ka ujë të shenjtë që i lan mëkatet. Unë nuk jam dorëzuar dhe as nuk e kam ndërmend ta bëj.
Shqiptarët e dinë se në këto vite ka patur politikanë që janë akuzuar për vjedhje dhe për vrasje, por nuk janë dënuar. Unë nuk jam si këta. Unë nuk i shmangem drejtësisë. Kam fuqi për të vërtetën time. Kam 6 muaj që hesht dhe pres.Opozita më ka akuzuar për trafikant droge pa u bërë ministër.
Këta që më akuzojnë mua sot, Lazaratin e kishin aty për 20 e kushur vjet plot me drogë, Shkodren, Berati dhe Tiranën, të mbjellura me hashash. Tani u thonë njerëzve se i bëra unë. Mbajtja edhe palaçot e politikës në kurriz duke më bërë moral. Nuk e përmend asnjë suksesin tim kundër drogës as Xhafaj dhe as kryeministri dhe nuk e di pse’-tha Tahiri.