Arratisja e tre të burgosurve është parandaluar në burgun e Fushë Krujës. 3 personat kanë qenë të arrestuar për grabitje dhe ishin lënë transit në Fushë Krujë.
Ishte Elio Laze, ish-këshilltar i ligjit dhe sigurisë në Drejtorinë e Burgje, i cili denoncoi tentativën e arratisjes nga burgu i Fushë-Krujës.
Nga institucionet shtetërore, duke nisur nga drejtori i Policisë së Burgjeve, drejtori i Përgjithshëm u Burgjeve dhe të gjitha institucionet e tjera nuk ka asnjë prononcim.
‘Ditën e djeshme në mënyrë rastësore nga burimet qe kam është konstatuar nje tentative arratisje nga IEVP Fushe Kruje.
Hekurat e dritares se nje prej qelive ishin sharruar dhe ishin kamufluar me telat e nderjes se rrobave per te mos rene ne sy. Ne momentet e fundit kjo tentative eshte parandaluar.
Që të burgosurit kane synim fitimin e lirise me cdo lloj cmimi kjo eshte e ditur, ashtu sic dihet dhe puna e shtetit per t’i mbajtur brenda izolimit’, shkruan Laze në Facebook.