Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla gjatë një takimi me prindërit në Kavajë, është shprehur se nga viti i ri shkollor do të merren disa rregulla të reja për mësuesit.
Nikolla tha se do të rikthehen inspektimet në shkolla. Do u ndalohen celularët mësuesve si dhe do vështirësohet testimi, pasi sipas saj 60 për qind e të diplomuarve në mësuesi nuk e kalojnë provimin e shtetit.
“Që me vitin e ardhshëm shkollor ne rikthejmë inspektimin në çdo shkollë të Shqipërisë. Do të jetë syri monitorues i standardeve dhe problematikave, i ngritjes së alarmit, jo kur të ketë mbaruar viti shkollor dhe kur të shohim përmes mediave ndonjë mësues që dhunon apo ndonjë mësues që abuzon me detyrën por do të kemi gjithë informacionin në kohë reale për të ndërhyrë në kohë reale për të gjitha këto problematika”, është shprehur Nikolla.
“Mësuesve do ju ndalohet hyrja në orë të mësimit me celularë, ne do ecim edhe më shumë tek nxënësit por ky është parakushti i parë”, tha më tej ministrja.