Kryetari i Bashkisë Z.Përparim Shametaj inspekton punimet e rrugës së Teqesë në fshatin Golimbas,Njësia Administrative Sevaster.
Tjetër investim i Bashkisë Selenicë nga të ardhurat e veta,ndërtimi i rrugës së Teqesë në Golimbas,rrugë me gjatësi 400 m gjatësi lineare dhe 3 m gjerësi.
Ky projekt përmban shtresë çakëll,beton dhe zgarë hekuri,vlera e të cilit shkon 5 milion lekë.
Ky investim do të bëjë të lehtë komunikimin e banorëve me pronat e tyre dhe Teqenë.
Gjithashtu kjo rrugë u shërben banorëve të lagjes “Canaliaj” për të shkuar tek tokat e tyre bujqësore.
Të tjera investime do të vazhdojnë nën kujdesin dhe inspektimin e vetë kryetarit të Bashkisë z.Përparim Shametaj edhe në fshatrat e tjera të kësaj Bashkie.
Nderkohe qe ne Njesine Administrative Orikum ende nuk eshte bere investim per shtrimin e rruges vijes bregdetare e cila ndihmon ne terheqjen e turisteve dhe zhvillimin e turizmit.