Loading...

Kushtuar fëmijëve të vrarë në Kosovë gjatë pushtimit serb.”Pëllumbat”-Nga Marinela Velaj. (Poetët e krahiës)

Nga Marinela Velaj 

Në qiellin e kaltër një korb i zi,
të gjorët pëllumba i zu në befasi,
e zezë nata pis, i zi edhe korbi,
lumë gjaku dhe lotësh në të bukurën Dardani.

Në zbrazëtinë e errësirës
të ëmbëlat cicërima vajtueshëm thyen heshtjen,
prishën qetësinë.

E zezë nata pis, i zi edhe korbi;
rënkojnë zemrat nga dhimbja, çirren kraharorët.

Rëndë u përgjak Toka Arbërore,
para syve të Botës
e Bota katile veç bënte sehir;
dridhej dhimbshëm vatra atërore,
shtati ëngjëllor përshkuar nga sqepi i korbit gjakatar.

Dhe drita e hënës tepër u venit
dhe dita e re zbardhi e akullt, e ftohtë,
para syve të Botës e Bota krejt katile,
“Pëllumbat e Paqes” rrëzuar për Tokë!

Poezi kushtuar fëmijëv të vrarë në Kosovë gjatë pushtimit serb.

Marinela Velaj
2007

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com