Loading...

Furtunë në qeverinë “Rama”, zbardhen emrat e ministrave më të denoncuar nga qytetarët

Ishte vetë kreu i qeverisë që paralajmëroi se në shtator do të ketë ndryshime në qeveri. Edi Rama deklaroi në Asamble se do të ketë ndryshime ministrash, por duket se ata nuk do të jenë të vetmit, pasi në rrezik janë dhe zv/ministrat, krerët e drejtorive rajonale, krerët e degëve të PS, si dhe vetë kryebashkiakët, pasi shumë prej tyre nuk do të rikandidohen.

Gazeta “Sot” ka mësuar disa detaje mbi bazë të komponentëve që do të ndjekë kryeministri sa i takon punës së secilit ministër. Nga kjo javë do të ketë një tur takimesh në të gjitha qytetet e vendit, ku qytetarët do pyeten mbi punën e secilit ministër, apo dhe problemet që ata kanë. Ministrat që rezultojnë me më shumë ankesa rrezikojnë largimin, ndërsa po ashtu do ikin dhe drejtorët, zv/ministrat dhe persona të tjerë që kanë qenë përgjegjës për fushën ndaj të cilës ka denoncime. Por një komponent i rëndësishëm që do të merret parasysh është dhe Platforma e Bashkëqeverisjes.

Qeveria ka hapur portalin “Shqipëriaqëduam” dhe aty çdo qytetar mund të denoncojë shkelje, afera dhe çështje të tjera nëpër institucione. Nga një bilanc i ankesave gjatë 5 muajve të fundit në këtë portal, duke nxjerrë fushat ku ka më shumë ankesa dhe përkrah tyre dhe emrat e ministrave dy dikasteret ku qytetarët vijojnë të jenë të pakënaqur janë Hipoteka dhe ALUIZNI. Në platformë është Ministria e Drejtësisë ajo që mban rekordin e ankesave, në drejtim të saj ka pasur 1266 ankesa, ku shumica janë në Hipoteka dhe më pas në ALUIZËM, sistem burgjesh, etj.

Sipas raportit, ministrja Gjonaj u ka dhënë zgjidhje shumicës dërrmuese të ankesave. Por kjo tregon se edhe pas afro 1 viti qeverisje, sërish Hipoteka mbetet shqetësimi kryesor. Një vit më parë kryeministri nisi një tur dëgjesash nëpër qytete dhe në atë kohë ankesat kryesore ishin pikërisht për Hipotekën dhe ALUIZNI-n.

Ministrat e tjerë

Sipas Platformës së Bashkëqeverisjes, 3 sektorët e tjerë më problematikë janë Financa, Arsimi dhe Energjia. Më konkretisht, në adresë të Ministrisë së Arsimit kanë mbërritur plot 408 ankesa nga qytetarët për korrupsion dhe probleme në zyrat arsimore, shkolla dhe universitete. Më pas vjen Ministria e Energjisë me 391 ankesa, sa i takon kryesisht problemeve me faturimet dhe punësimet, pasi sektori i punësimeve kaloi te kjo ministri. Ndërsa ministria e katërt është ajo e Financave, ku ka pasur 388 ankesa. Dikasteret e tjera ndaj të cilave ka ankesa janë: Shëndetësia, Mjedisi, Rendi, Bujqësia, Mbrojtja, Punët e Jashtme, Kultura dhe Diaspora.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com