Loading...

Komisioni ”Tahiri”, debate të forta mes Edi Palokës dhe Ermonela Felajt

Komisionit Hetimor për çështjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri është shoqëruar me debate të forta ku kryetari Edi Paloka është përplasur me nënkryetaren Ermonela Felaj.

Shkak për këtë është bërë mbledhja e anëtarëve socialistë të grupit kur PD bojkotonte Kuvendin, e cila sipas Palokës është e paligjshme.

“Komisionin e drejtoj unë, s’keni patur të drejtë ta mblidhni ju. Njoftimin e keni pasur nga sekretaria. Pa ju dhënë autorizim unë, ju nuk mund të drejtoni asnjë mbledhje.” tha Paloka.

Ndërkohë, Felaj ka thënë se nuk ka uzurpuar postin e kryetarit pasi nuk kishin njoftim të saktë për mbledhjen e komisionit herën e kaluar.

Paloka: Ju atë ditë keni uzurpuar postin tim dhe nuk keni pasur të drejtë që të mblidhni komisionin. Ju e bëtë që te bënit zhurmë, pasi atë dite ishte gjyqi për kuksianët. E ashtuquajtura mbledhje ishte në shkelje të ligjit dhe është nul. Sot është mbledhja e tretë dhe jo e katërt.

Flamur Noka i drejtohet Bashkim Finos: Bashkim qenke qeth mirë sot.

Felaj: Duhet të vazhdojmë në atë pikë që e kemi lënë dhe jo kur të doni ju. Ne jemi paraqitur në ketë mbledhje dhe ju nuk ishit paraqitur. Unë nuk kam marrë kompetencën tuaj. Ju na akuzoni se ne vonojmë komisionin, por ne kemi qenë korrekt dhe kemi ardhur në çdo mbledhje.

Noka: Pa marrë autorizimin tim ju nuk duhet të ishit mbledhur dhe të shqyrtonit çështjen. Keni uzurpuar postim tim.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com