I biri i dënuar për trafik droge në Itali, vlonjatit i vënë tritol në banesë.
Dalin detaje te reja për shpërthimin e ndodhur në afërsi të bashkië së Vlorës në banesen e shtetasit G.Ç 69 vjeçar.
I biri I tij E.Ç është i dënuar për trafik droge në Itali dhe policia siç duket po heton në këtë pistë për të mundësuar edhe zbardhjen e ngjarjes dhe ndalimin e autorëve të vendosjes së eksplozivit që tronditi qytetin bregdetar gjatë nëtës së kaluar.
Sasia e lëndës shpërthyese është hedhur në oborrin e banesës së shtetasit G.Ç nga Vlora.
Në njoftimin e policisë për ngjarjen thuhte se, “Më datë 02.05.2018, rreth orës 03:30, në lagjen “15 Tetori”, pranë portës së banesës së shtetasit G.Ç., 69 vjeç, është vendosur lëndë eksplozive, tritol.Nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar, vetëm dëme materiale”.