Loading...

Vlorë : Dy shpërthime të fuqishme , një person i lënduar !

Dy shpërthime me lëndë eksploziove kanë ndodhur gjatë natës në qytetin e Vlorës. Rreth orës 02.00 të mëngjesit,shpërthimi ka ndodhur në katin e pestë të një pallati në afërsi të drejtorisë së policisë së Vlorës,ndërsa 45 minuta me vonë,shpërthimi i dytë në afërsi të bashkisë së qytetit.

Nga të dyja shpërthimet nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale. Në shpërthimin e pare,mësohet se lënda ekspzlozive ishte vendosur në shesh pushimin e katit te pestë të pallatit pranë policise,ndërsa si pasoje e shpërthimit janë dëmtuar dyert ,ndërsa një person ka perfunduar në spital,por jo si pasoje e dëmtimit apo plagëve të marra,por për shkak të tronditjes.

Policia ka mbërritur në vendngjarje,ndërsa ka nisur hetimet,teksa mësohet po nga uniformat blu se shtetasi Fatjon Bana,mund të ketë qenë edhe personi,ndaj të cilit të jetë tentuar vendosja e lëndës ekplozive,por gjithsesi ende nuk është konfrimuar asgjë zyrtarisht nga policia.

Shtetasi në fjale nuk ka precedent penal,ndërsa nuk rezulton nga policia si ndonje person problematike. Vetem 45 minuta më vonë,një tjetër shpërthim është degjuar,në afërsi të bashkisë së qytetit .

Mësohet se lënda eksplozive të jetë hedhur në oborrin e banesës,ndërsa nga policia mësohet se janë parë kamerat e sigurisë dhe kanë rezultuar dy persona,të cilët të kenë lëndën ekspzloive dhe të jenë larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka nisur hetimet për të dyja ngjarjet ,ndërsa aktualisht nuk ka asnjë informacion zyrtar nga policia e Vlorës,për të dyja ngjarjet.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com