Marshime protestuese janë mbajtur në të gjithë botën për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, ndërsa disa mbetën parada paqësore, të tjera u përshkallëzuan në përplasje të dhunshme dhe shkatërrim.
Policia e trazirave në Paris arrestoi më shumë se 200 protestues anti-kapitalistë sot, ndërsa ata vazhduan të vandalizonin për të shënuar Ditën e 1 Majit.
Ujë dhe gaz lotsjellës u përdorën kundër protestuesve, shumë prej të cilëve ishin anarkistë që i përkisnin lëvizjes së Bllokut të Zi.
“Ata kanë synuar kryesisht vendet e biznesit, duke përfshirë degët e McDonalds dhe bankave”, tha një zëdhënës i policisë së Parisit.
“Më shumë se 200 njerëz u arrestuan pasdite vonë dhe incidente të izoluara të dhunës po vijojnë ende”.
Po ashtu makinave dhe kazanëve u është vënë flaka.Përshtati: ShkodraNews