Loading...

Dukatasja zbulon pse dhurohet trëndafili ! Shfletime të një ditari.

Nga Zhaneta Fisti

Shfletime te njej ditari !

Më pëlqen të ndaj me ju të dashur lexues, të njohim së bashku pak nga legjendat e vendeve fqinje. Uroj lexim të këndshëm për të gjithë ju !

Ndodhesha në punë në një resorant në periferi të Venecjes: “Il Pendolo”, një resorant tradicjonal Venecjan i njohur për mënyrën e ngrënies shum të kuruar dhe biollogjike; për polentën, fetën e kalit e të demit.

Në mbasditen e 25 prillit 2017 në përfundim të punes, kur në lokal kishim ngelur pronari dhe ne punëtorët, prezantohet Gianni me trëndafila të porsaçelur në dorë dhe dhuron nga një të gjitha ne.
E falenderova për xhesitin.
Njëra nga guzhinjeret më të vjetra të resorantit i thote:
– Është legjenda!
Ketu un u bëra kurjoze te dija për ç’farë legjende bëhej fjalë.
Duke u informuar mësova një histori dashurie të dy të rinjve.

Tankredi dhe Vullkania.
(Tancredi e Vulcana)
Siç i quan legjenda.

Jetonte në Venecja nje vajze qe e quanin Maria.
Bukuria e saj ishte mah-nitëse. Mendohej se ishte e gdhendur gjith ajo bukuri.Për këtë arsye e ashtu quanin Vullkana.Flokët e saj ngjyrë gruri dhe dy sy të shkruar që shkëlqenin e lëshonin rreze drite.

Prejardhja e saj ishte nga një familie shum e pasur “Doge” që në gjuhën Italjane do të thot :- Madheri.
Familje fisnike por dhe shum pjesëmarrëse në rreth të hapur.Syt e saj shikonin vetëm për të dashurin e saj.

Tankredi ishte një djal shum i bukur dhe me veti të përsosura,por kjo nuk do të thoshte që ishte i përshtatshëm për vajzën e familjes së lartë Republikane të Venecjes.Të dy të dashuruarit duheshin marrëzisht, por dinin fort mirë që familja e Maries nuk do pranonte të lidhte gjakun me një shërbëtor dhe pa pronësi, ndaj vajza e dashuruar mendon si të bëj të dashurin e saj të pranohet nga familja si në zemrën e saj!

Një ditë ka një ide të shkëlqyer.Mendon ta nis Tankredin për ndjekjen e Karlo Manjo(Carlo Magno) Mbreti Francez dhe jo thjesht një ushtar,por një kalorës.
Flet me dashurin dhe i thotë :
– Njoh vlerat e tua dhe duke ndjekur këtë rrugë jam e sigurt që do kthehesh fitimtar.
Do gjesh kështu pëlqimin dhe kënaqësin e babait tim. Sa për mua i dashuri im,
nuk mund të bëj tjetër që të pres kthimin tënd.

Tankredi niset për luftë i armatosur, por më shumë me ndjenjën. Nami i madh për veprën heroike mori dhen shum shpejt. Vajza e bukur priste cdo dit. Kalonin ditët, javët dhe Maries nuk i arrijti asnjë lajm. Por një ditë arrijn kalorësat Francezë të udhëhequr nga Orlando.Të gjithë njerzit dolën e i prisnin kureshtar.
Kërkuan Marien (Vullkana).

Orlando drejtohet vajzës me një gonxhe trëndafili dhe i thot :
– Jam këtu të flas për heroizmin që ka treguar Tankredi.Ka luftuar trimërisht në shum beteja, por në një u plagos për vdekje dhe ra mbi një trëndafil. Duke dhënë jetën mori këtë gonxhe e ngjeu në gjakun e tij dhe mu lut t’jua sjell amanetin e tij të fundit. Vajza mori gonxhen dhe nuk foli. U tërhoq e ngurtësuar në dhimjen e saj të rëndë. Asnjë nuk foli.

Por kuptohej që nuk mund të jetonte gjatë nga kjo humbje e madhe.Të nesërmen e gjetën të vdekur në krevatin e saj me gonxhen e trëndafilit mbi krahëror.
Kështu që dhe sot e kësaj dite është në tradit nga breza tashmë në datën 25 prill festa tradicjonale e Italise, e festa e Padronit Shën Marko te Venecjes ,gonxhja e porsaçelur e kuqe që vazhdon të dhurohet nga të dashurit vajzave të fejuara për të hapur jetës dhe diellit.

Simbol në shenjë të dashuris së pa shteruar.Një ndjenjë o emocjon që nuk njeh mosh o stinë.Dhe në festa të tjera grave Venecjane ju pëlqejnë këto dhurata: në pashkë preferojn dy shishe vere Cipro dhe një kulaç me vaj.Vera eshte nje pije e veçatë dhe shum e shijëshme. Burime historike tregojnë se lashtësia e përdorimit të saj vjen nga viti 735 para Krishtit.
Në Krishtlindje preferojne Mostarda dhe Mandorlato, që të dya ëmbëlsira e traditë e Venecjes.
Ndërsa në festën e Shën Martinit të fejuarit jan të detyruar të dhurojn gështënjat.
Këto që midis të fejuarve nuk mund të dhurohen jan:
-librat dhe figurat e shenjta bien dimbje.
-gëshërët bien thash e theme.
-krehri sepse e perdorin shtrigat
-gjilpëra sepse shpon e bie vuajtje.

Zhaneta Fisti

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com