Loading...

Shqiptari kërcënon të fejuarën dhe habit policinë italiane: K*rvë, bëj dhe 10 vjet po ti s’ke shpëtim!

Një 26-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ka rënë në prangat e policisë italiane mëngjesin e sotëm.

Ai është arrestuar pasi ka kërcënuar me thikë dhe ka ushtruar dhunë ndaj të fejuarës së tij, po shqiptare.

Në sy të policëve që po e shoqëronin, ai e ka kërcënuar atë në gjuhën shqipe.

I riu e ka paralajmëruar:

Më fute brenda… jam i gatshëm të bëj edhe 10 vjet, por ti nuk do të kesh shpëtim.

Ki kujdes me ato që bën… do ta shikosh kur të dal se çdo të të bëj “k***ë më fute brenda… Jam i gatshëm të bëj edhe 10 vjet, por ti nuk do të kesh shpëtim”.

Ata ishin grindur keqazi dhe shqiptari i kishte shkaktuar 24-vjeçares një hematomë në krah nga dhuna e ushtruar.

Ajo është shprehur se i fejuari i saj prej disa kohësh ishte xheloz për të.

Sipas verifikimeve të policisë italiane, i riu shqiptar rezultonte person me precedentë të mëparshëm penalë për ushtrim dhune.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com