Pak orë pas aksidentit tragjik në Laç ku humbën jetën tre të rinj, kushërinj me njëri-tjetrin, një tjetër alsident tragjik ka ndodhur, këtë herë në Fier, ku mbeti i vdekur një 74-vjeçar
I moshauri i identifikuar si Laver Çela 74 vjeç, ka humbur jetën në spitalin e Fierit, pasi është rrezuar nga biçikleta.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se 74-vjeçari, banues në fshatin Ardenicë të Lushnjes, është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin Rajonal rreth orës 16:35, pasi u rrëzuar nga biçikleta.
Rreth orës 17:00, ai ka ndërruar jetë në Spitalin e Fierit.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, njofton Policia.