Ish polici Ajet Rexhepi i cili eshte denuar me burg pasi akuzohet se ka vrarë bashkëfshatarin, pasi ky i fundit ra pre e grabitjes në 13 shkurt të 2016-ës në fshatin Shkalle të Konispol, është bërë protagonist i emisionin ‘Me zemër të hapur’.
Viktimë mbeti 44-vjeçari Pajtim Shehu, ndërsa Rexhepi u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë me 24 vite burg.
Rexhepi në një lidhje telefonike nga paraburgimi i Vlorës mohoi kategorikisht ngjarjen në fjalë, ndërsa theksoi se nuk e kishte vrarë ai bashkëfshatarin. Ai tha se ndaj tij nuk kishte asnjë provë, madje edhe përshkrimi që u bë për hajdutin, nuk kishte lidhje me të. Ajet Rexhepi, ish-punonjës policie, tha se në kohën kur ndodhi ngjarja, ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri u kishte bërë thirrje drejtuesve të policisë së Vlorës dhe Sarandës që të zbardhnin ngjarjen. Po ashtu ai vijoi me akuzat për drejtuesit e policisë, ndërsa shtoi se ai u bë kokë turku për të mbajtur ata vendet e punës, që sipas tij të merreshin me trafikun e drogës, akuzë për të cilën janë shpallur edhe në kërkim.
“Ministri Tahiri tha; ‘Të gjendet autori i vërtetë i ngjarjes, ose do të shkarkoheni të gjithë’. Por meqë donin të mbyllnin çështje e trafikut të drogës, drejtorët e policisë së Vlorës dhe Sarandës, më bënë mua kokë turku. Është ngritur një akuzë me ‘vdekje me pasojë vdekje’, ‘armëmbajtje pa leje’. Ai që ka bërë vjedhjen, ka bërë edhe vrasjen. Unë kam qenë punonjës policie, dhe i di shumë mirë se si prishen provat. Unë atë ditë isha pranë viktimës, por se vrara unë. Prita sa të vinte policia”, tha Ajet Rexhepi.
NGJARJA
Rreth orës 02:00 të mëngjesit të së shtunës, Arqile Poçi ka dëgjuar zhurmë në lokalin e tij, i cili ndodhet ngjitur me banesën ku ai banon. Edhe pse ishte natë, Poçi nuk ka ngurruar të marrë në telefon shokun e tij, Pajtim Shehun dhe t’i kërkojë ndihmë. Ky i fundit është treguar i gatshëm dhe ka dalë menjëherë nga shtëpia e tij dykatëshe, që ndodhet rreth 500 m larg lokalit të Poçit. Mësohet se në pjesën e poshtme të lokalit, Shehu është qëlluar me një plumb në ballë, krim për të cilin akuzohet Ajet Rexhepi.
Ndërkohë, djali i të akuzuarit, Xhustjano bashkë me nënën e tij, ndodhen në studio, ndërsa mohuan kategorikisht se Ajet Rexhepi kishte lidhje me ngjarjen. Ajet sebashku me djalin e tij Xhustjanon kanë qenë në banesën e tyre duke pare televizor, kur kanë dëgjuar krismën. Kanë dal në ballkon për ta parë çfarë kishte ndodhur. Pasi, ata kishin në katin e pare supermarket dhe lokal dhe menduan se mos i thyen xhamat e biznesit. Nuk kane pare asgjë, vetëm Arqilen i cili po lëvizte me një elektrik dore. Pak me vone, ka kaluar një foristrad në fshat që ka marre një person dhe është larguar. Dyshohet se personi ka qene vrasësi, pasi nga kamerat del që ishte trup i shkurtër, i veshur me të zeza dhe me një kapele të zezë. Xhustjano ka dal nga banesa me babain dhe kanë pyetur Arqilen qe kush ishte ajo makinë dhe nëse i kishte marrë nje targe. Kaluan minuta të tera dhe kanë dal dhe banorë të tjerë, ku më pas gjetën dhe trupin e viktimës që ndodhej mbrapa shtëpisë së Arqilesë, shkruan ‘BalkanWeb’.
Dyshohet se në momentin që Arqileja i ka kërkuar ndihmë, viktima është ndeshur me hajdutin ku dhe janë përleshur, pasi kishte shenja dhune në fytyrë dhe është vrarë vetëm me një plumb. Ekspertët nuk kanë gjetur deri tani as plumbin dhe as gëzhojën në vendin e ngjarjes. Ata kane thënë se është gjuajtur mbrapa shtëpisë së Ajetit, ku plumbi ka bërë rikoshet dhe i ka marrë jetën Pajtimit. Nga kamerat e sigurisë nuk kanë zbuluar asgjë, nga përgjimet asgjë. Hajdutin e ka parë vetëm nusja e Arqiles, por asnjëherë nuk u kuptua pse u bë vrasja e Pajtim Shehut. Nga familjarët e të akuzuarve është hedhur një pistë se viktima merrej me mbjellje dhe kultivim të bimëve narkotike dhe ka pasur konflikte për shitjen e drogës. Kur nisen hetimet, Xhustjanon tregon se është dhunuar nga shefi i komisariatit Sarande ( që nuk është me në detyre) që ai të pranonte vrasjen që kreu babai, pasi në të kundërtën do dënohej babai dhe vetë ai.