Loading...

La dy fëmijë jetimë, nuk i bëri mirë llogaritë. Shqiptari vdes tragjikisht në Itali. Ja emri

E trishte menyra se si ka gjetur vdekjen nje shqiptar ne Itali. Ai quhet Nikolin Gjeka i cili jetonte në Pistoia. Sipas mediave italiane, ai eshte zene poshte nga nje peme.

50-vjeçari Gjeka nuk e kishte bere mire llogarine se ku do të binte pema që sapo kishte prere dhe ajo i ra ne koke, duke i shkaktuar demtime te shumta qe i moren jeten.

Shqiptari u gjet rreth orës 6 të mëngjesit të te martes në një pyll mes Campiglio dhe Celo, në rrugën Vecchia di Campiglio.

Mediat fqinje shkruajnë se Gjeka kishte dalë pasditen e djeshme për të marrë dru në pyll, sëbashku me veglat e punës.

Ne kohen qe nuk ishte kthyer në shtëpi në darke, e shoqja ishte vene ne alarm dhe kishte lajmeruar karabinierët te cilet e kërkuan gjatë natës në zonën ku kishte shkuar.

Gjeka i cili punonte edhe si kopshtar, la pas bashkëshorten dhe dy fëmijë.

 

carabiniere

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com