[sgmb id=”1″]
Xhaçka: Dua të jap një mesazh që e gjykoj shumë të rëndësishëm, në cilësinë e drejtueses së një institucioni që mbështet pa dallim këdo, por edhe si grua e si nënë – mbështes fort mesazhet e çdo shqiptari, që u distancua nga gjuha e dhunës, marramendjet e dashakeqësisë dhe nga dhunimi i punës së bërë nga Bashkimi Evropian dhe nga Ambasadorja Romana Vlahutin. Çdo njeri normal dhe çdo qytetar i denjë, e refuzon gjuhën e urrejtjes ndaj kujtdo, aq më shumë ndaj një zonje.
Pak ditë më parë, gazetari Kastriot Myftaraj publikoi një shkrime me etiketime fyese ndaj ambasadores së BE-së, ndërsa shkruante se vrasja e saj nuk është akt terrorist.