Policet e Spanjës në bashkëpunim me DEA-n amerikane kanë zbuluar një rrjet trafikantësh shqiptarë. Në pranga rane dy shtetas spanjollë dhe dy shqiptarë.
Sakaq është bërë i ditur edhe identiteti i dy shteatve shqiptarë të arrestuar. Ata janë Julian Deblini dhe Dritan Gradica.
Gjatë operacionit janë sekuestruar 1 ton drogë e llojit kokainë, dhe një shumë parash prej 1.5 milion euro. Grupi kriminal ushtronte aktivitetin e tyre në Madrid, ndërsa furnizoheshin me kokaine nga Kolumbia.